• |
ide | kryesore

Rrëfimi tronditës i Lukakut: “Në janar tek Inter ishin të gjithë sëmurë, gati në vilani”

Sport



Gjatë një bisede në Instagram me prezantuesen e gruan e Mertens Kat Kerkhofs, Romelu Lukaku ka folur mbi të gjithë për emergjencën koronavirus: “Jam kthyer në Itali. Na është lejuar të kthehemi në shtëpi për pak, por u thirrëm me shpejtësi. Shoku im i skuadrës, për shembull, Diego Godin, ka bërë tre fluturime për të mbërritur në Uruguay. Pas disa ditësh iu desh të kthehej. Në grupin tonë të chat-it, të gjithë i frikësoheshim karantinës për dy javë“.

ZBULIMI — Lukaku tregon pastaj një prapaskenë të rrezikshme gjithnjë në lidhje me virusin: “Patëm një javë të lirë në dhjetor. U kthyem e betohem që 23 lojtarë në 25 ishin të sëmurë. Nuk është shaka. Kemi luajtur në shtëpi kundër Cagliari e pas 25 minutash një nga mbrojtësit tanë (Skriniar) u largua nga fusha. Nuk mund të vazhdonte e gati i ra të fikët. Të gjithë kolliteshin e kishin temperaturë. Kur bëra nxemjen, u ndjeva më i nxehtë se zakonisht. Nuk kisha temperaturë prej vitesh. Pas ndeshjes pati një tjetër darkë me të ftuarit e kompanisë Puma, por i falenderova dhe shkova u shtriva në shtrat. Nuk u testuam kurrë për virusin në atë moment, kështu që nuk do ta dimë me siguri”.

FAMILJA— “I frikësohem virusit? Mamaja ime ka diabet. Kjo është frika ime më e madhe. Është mikesha ime më e mirë. Cdo katër orë e marr në telefon për ta pyetur nëse ka nevojë për ndonjë gjë. Sigurisht që më mungon më shumë im bir Romeo. Plani ishte të merrja mamanë dhe djalin tim në Itali gjatë epidemisë së koronavirus. Kam dy apartamente këtu, por natyrisht nuk ishte momenti për ta të ktheheshin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *