• |
ide | kryesore

Alarmi i Al-Khelaifit: “Duhen ulur pagat, klubet rrezikojnë keq”

Sport



Edhe një klub i fuqishëm dhe i pasur si Paris Saint Germain rrezikon shumë në një situatë si ajo që ka provokuar koronavirus e Nasser Al-Khelaifi lëshon alarmin: “Nuk është një sekret që pagat janë të larta. Shpresoj që futbollistët të bëjnë një sforco për të ndihmuar klubet e tyre, kjo krizë mund të provokojë një impakt të frikshëm mbi arkat tona”.

Presidenti i Psg është i shqetësuar: “Duhet të jemi të bashkuar e pa egoizëm për të dalë nga kjo krizë, nuk ekzistojnë klube të mëdha apo të vogla. Duhet të ringrihemi më të fortë se më parë” janë fjalët e numrit 1 të klubit parisien për RMC Sport.

Analiza e krizës sipas Al-Khelaifi është kjo: “E dimë të gjithë cfarë është në lojë, mbijetesa e disa klubeve në Ligue 1 e Ligue 2, pra nëse ka një moment në të cilin duhet të punojmë të gjithë së bashku, është ky. Në lidhje me vullnetin për të përfunduar sezonin kam thënë gjithnjë: të përfundojmë kompeticionet sipas direktivave të politikës e Uefa-s”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *