• |
ide | kryesore

Aurier e Sissoko nuk respektojnë rregullat e qeverisë: Tottenham sërisht në qendër të kritikave

Sport



Tottenham përfundon përsëri në qendër të polemikave për mungesën e respektimit të distancimit social. Dy javë pasi José Mourinho kishte organizuar një seancë të vogël stërvitore, tani në qendër të kritikave kanë përfunduar Serge Aurier e Moussa Sissoko. Dy lojtarët, si dëshmojnë vetë postimet në Instagram të mbrojtësi, janë stërvitur bashkë të martën, duke thyer bllokimin e vendosur nga Qeveria. ‘Duam të kërkojmë ndjesë se nuk dhamë shembullin e duhur. Duhet të respektojmë të gjitha këshillat e Qeverisë për të reduktuar sa më shumë jetët e humbura gjatë kësaj pandemie”.

Në njërin nga postimet e bëra, Aurier, që mban një maskë, duket që filmon shokun e tij Sissoko por duke mbajtur të paktën distancën e kërkuar prej dy metrash. Por në klipet e tjera dy futbollistët e Spurs janë të impenjuar në ushtrime të afërta dhe në fund ulen pranë njëri tjetrit.

Dy futbollistët janë edhe impenjuar për të bërë një dhurim për Shërbimin Shëndetësor kombëtar. Lojtarët me shumë mundësi do ta kalojnë pa gjobë, por një zëdhënës i Spurs ka deklaruar: “Do të flasim me të dy lojtarët e përfshirë”. Mbrojtësi francez, për më tepër, është përsëritës, duke qenë se është kapur duke vrapuar me një shok të njëjtën ditë që Mourinho kishte organizuar stërvitjen e personalizuar për Ndombele.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *