• |
ide | kryesore

Barcelona në krizë: revolucioni i skuadrës jo këtë vit

Sport



“Nuk mendoj që është i nevojshëm një revolucion i skuadrës”. Kjo ishte një ndër fjalitë e Quique Setien, gjatë intervistës së tij të fundit. Ky që duhet mbyllur është një sezon ku Barcelona duhet të evitojë debatin nëse ka ardhur fundi i ciklit të kësaj skuadre, debat ky që ka nisur që me humbjen ndaj Romës dhe më pas u bë i pashmangshëm pas humbjes me Liverpool dhe finales së Kupës së Mbretit përballë Valencias. Sa ndryshe gjërat nga një vit më parë: kampion të Ligës, kishin kaluar në finale të Kupës dhe ndërkohë rezultati 3-0 në Anfield nuk bënte tjetër vec përforconte idenë e tripletës.

Asgje nuk shkoi sipas parashikimeve duke krijuar idenë që për sezonin 2020-2021 do të ketë një ndryshim të madh në organikën e skuadrës. Por kjo nuk do të ndodhë. Barca do të mbajë për edicionin e ardhshëm, kurdo që të nisë ai, të njëjtën shtyllë kurrizore të viteve të fundit: Ter Stegen, Pique, Alba, Busquets, Messi dhe Luis Suarez. Bartomeu nuk dëshiron të ketë më probleme në skuadër ndaj ka vendosur të vazhdojë me po të njëjtët lojtarë të cilët fituan tripletën në 2015, dy tituj në 2016 plus Botërorin e Klubeve, Kupën e Mbretit në 2017, sërish dy tituj në 2018 dhe kampionatin në 2019.

Bartomeu megjithatë e pranon që janë gabuar në blerjen e Dembele dhe Coutinho ku janë shpenzuar shuma të mëdha parash për futbollistë që nuk ishin në nivelin e klubit. Sepse në fakt është pikërisht arsyeja ekonomike ajo që ja vështirëson Barcelonës idenë për të rinovuar ekipin. Kriza e krijuar nga Koronavirus do ti lëre disa probleme ekonomike ne vazhdim. Ideja kryesore është që katalanasit të afrojnë një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues: duke qenë se beteja për të marrë De Ligt u humb vitin e shkuar, nuk ka ende një emër konkret për të zëvendësuar Pique. Për sulmin përflitet Lautaro Martinez, por duhet patur parasysh se Luis Surez ka edhe një vit kontrate dhe në këtë pikë duket shumë e vështiurë që të mendohet edhe për Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *