• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Shikoni si u grabit piktura e Van Gogh nga muzeu në Holandë

Lajme, Të fundit



Pamjet e kamerave të sigurisë në muzeun Singer Laren treguan momentin kur një hajdut theu xhamat për t’u futur në muzeun holandez për të vjedhur një nga pikurat e famshme të Vincent van Gogh. Hajduti ishte i armatosur dhe mesa duket ai ka përfituar nga izolimi i vendit duke e kryer vjedhjen në 30 mars.

Piktura e vjedhur ishte marrë hua nga muzeu Groninger i qytetit të Groningen dhe quhej “Kopshti i Manastirit në Nuenen në Pranverë 1884” dhe ka një vlerë prej 3 milionë eurosh. Deri më tani ajo nuk është gjetur.

Policia është shprehur se nuk ka publikuar të gjitha pamjet pasi kjo do të zhdukte gjurmët e hetimit. Policia thotë se nuk është e qartë nëse autori ka pasur një bashkëpunëtor, por janë duke kërkuar një furgon të bardhë që shihet të largohet pas grabitjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *