• |
ide | kryesore

Dëshmia/ Punëtorja e fasonerisë së Krujës: Na kërcënuan se do humbasim punën

Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit, Kruja regjistroi edhe 18 raste të reja të prekura nga SARS-CoV-2. 11 prej tyre janë punonjëse të fasonerisë dhe 4 persona kontakti të tyre, familjarë. Në Krujë janë mbyllur 6 fasoneri për shkak të pandemisë Covid-19.

Ndërkohë sonte në emisionin “Open” në Top Channel gazetarja Anila Hoxha ka sjellë dëshminë e një gruaje e cila punon në një nga fasoneritë e mbyllura të Krujës.

Gruaja në fjalë ka preferuar që të mbetet anonim ndërsa thotë se ka simptoma të koronavirusit ajo vetë si dhe familja e saj. Ajo ka shtuar se vjehrra e moshuar është në gjendje të rëndë ku prej 5 ditësh është me kollë dhe me temperaturë, sipas saj simptoma të ngjashme ka vetë ajo dhe vajza e saj e vogël.

Ndërkohë për sa u përket masave të ndërmarra nga fasoneria ku ajo punonte, gruaja tregon se nuk zbatoheshin masat e sigurisë dhe distancimit. Sipas saj kishte rreth 300 punonjës në ambiente të mbyllura.

Më tej gruaja ka shtuar se i është dashur të kthehet në punë për shkak se rrezikonte të pushohej. Ndërkohë ditën e sotme asaj i është bërë tampon së bashku me pjesëtarët e familjes ndërsa thotë se ka shumë frikë se është e infektuar.

Pse shkoni në punë?

“Shkoja në punë se s’kisha ca të bëja”

Kur ishte rasti i parë me covid-19 tek puna juaj?

“Me thënë të drejtën se di se kur ishte rasti i parë por ka pas gra rregullisht me temperaturë. Të hënë dhe të martën e kaluar”

Pse ndaluat punën?

“Na thanë shoferët se nuk ka ardhur kamioni. Pastaj morëm vesh se ishte pandemia.”

A kishte rregulla higjenike kundër Covid-19?

“Atje ku punonim aty hanim me bidonin e ngjitësit aty. Doreza na kanë dhënë një ditë dhe një maskë që kur doli pandemia. Kur vinte kontrolli zbatohej distance na shpërndanin. Kohët e fundit ka pasur më pak punëtor, por ne ndaluam nga puna dhe na thanë që po nuk erdhët me 1 prill në punë do hiqen siguracioni. Vetëm tre ditët e para, pastaj u kthyem ishte puna hap”

Pse u rikthyet në punë?

“Në të kundërt humbisnim punën. Ne ndaluam ca ditë tre –katër ditë por më njoftuan se ose do vijsh në punë ose o të largohesh nga puna. Para një jave kanë qenë gratë sëmurë. Ne si fabrikë jemi mbi 300 veta. Një manovi kishte 45 veta. “

A dyshoni se jeni prekur?

“Dyshoj sot i bëra analizat e kam vjehrrën me 40, gocën po ashtu me temperaturë. Vetë jam me kollë. Para një jave kam dashur ta bëj tamponin.”

A do ktheheni më në punë?

“E kena me dyshime nëse duhet të shkoj më aty. Pa nja dy muaj. Kam kollë e dhimbje koke, dhimbje fyti. Vjehrrën e kam shumë keq me kollë me temperaturë”

“Mos të kesh një sapun tek banjo. Kohët e fundit kanë sjellë. Oraret kemi punuar me orare por morën një licencë dhe filluam prapë. Jam në ankth as gjumi s’do të më zërë. Nuk ka mundësi të mos jem prekur”

“Vjehrrën e kam shumë keq u bë 5 ditë që nuk është ngrit fare. E ka bërë sot edhe ajo tamponin. Apeli ynë është gabimi jonë që s’bëjmë denoncimin se jemi hallexhinj. Ne jemi të vegjël të vegjlit i shtypin kollaj. Më pas do të shohim. Përgjigjen se di kur do ta marrim do të njoftojnë mjeku i familjes” – tha zonja. /TCH



9 Comments

  1. Ne situate te tille kompetencat e kontrollit i ka ministria e shendetesise dhe fiks fiks drejtoria e Vjollca Brahos, asaj qe vendos gjobat e cigareve. Ky tipi i kompanise se fasonerise thote kemi certifikate jemi kontrolluar nga vjollca jemi ok. Tashi ky ka letrat, puntoret kane virusin, vjollca ka leket…ku eshte shteti ketu? O vjollca braho shikoi ndonjehere fasonerite ne kete lloje situate se vetem ato kishe hapur, apo skishe ku beje leke se lokalet mbyllur e te duhej shuma mujore tia coje shpetim idrizit? Te te vije turp!

  2. shtet koti. burg burg burg , asnje mase eserioze vetem propagande she shpifje

    le ta votojne qelbesirat ramen se me dore po embajne, rama ben leket trapat rilindashes bejne tifozllik dhe ngelin papune pa buke dhe shpresojne te fillojne ne shtet qe te bojn noi lek tu ja fut te tjereve . deshira dhe ambicie deshtakesh

  3. Ky eshte populli trim dhe liridashes qe mbron kushtetuten por nuk mbron veten asnjehere se Friken e kane gjak

  4. Po u bene fshataret e mafiozet pronare.shfrytezim kafsheror per nje cop buk.”pune ka,por mungojne specialistet” thote i droguari. Cohuni o njerez e zhdukni keta felliqesira e perbindesha.

  5. Normale qe do ndodhi kjo kur ne Shqiperi demokracia perfundoi ne dore e agjentit te UDBse SALI BERISHA,i cili i dha pushtet absolut te denuarve ordiner dhe jo pjeses intelektuale,pra te persekutuarit politik u lane ne harrese dhe u amnistuan hajdutet,vrasesit dhe perdhunuesit,te cilet u pasuruan ne te gjitha menyrat e mundshme,keshtuqe shtresa e pasur qe u krijua ne Shqiperi jane te gjithe njerez injorante dhe me precedent penal te cilet nuk njohin rregullat e kapitalizmit dhe nuk kane pike humanizmi dhe e keqja eshte se keta lloj jane fuqizuar aq shume saqe sot i kemi deputete,ministra,ish deputete,ish ministra dhe neser kur te vije qeveri tjeter keta prape do te jene aty ku jane per fatin ton te keq,pra e keqja i ka rrenjet qysh ne vendosjen ne krye te partise se shpresave te komunistit Sali Berisha!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *