• |
ide | kryesore

Koronavirusi në Itali, 437 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Planet, Të fundit



Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 437 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 25.085 numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3.370 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 187 mijë të infektuar në total.

Por krahasuar me një ditë më parë janë rritur rastet e reja të të sëmurëve sepse dje u shënuan vetëm 2,729 të infektuar ndërsa sot janë shënuar 3.370 raste të reja.

Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *