• |
ide | kryesore

Kurti kundër Thaçit: Presidenti ka dalë në ilegalitet

Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e konsideroi në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës veprimin e Presidentit Hashim Thaçi që mblodhi partitë politike me qëllim për të marrë mendime nëse do të ketë një qeveri tjetër apo vendi do të shkojë në zgjedhje. Por sipas Kurtit kjo është e papranueshme, një veprim i tillë nuk përcaktohet në kompetencat e Presidentit i cili ka vetëm një rrugë atë të shpalljes së zgjedhjeve të reja.

“Presidenti sot doli në ilegalitet. Formalizimi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Presidentit këtë mundësi ia dhanë krerët e LDK-së, të cilët paraprakisht me vullnet braktisën çdo fjalë të thënë e dhënë ndaj qytetarëve e ndaj nesh. Me këso veprime e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën të cilën ua shkurtoi vullneti i qytetarëve”, – tha Kurti në konferencë.

Kurti tha se veprimet e Thaçit tregojnë se janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Presidenti i Kosovës thirret në disa dispozita të Gjykatës Kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim me nenet e Kushtetutës, ai u referohet disa aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, por, me këtë tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk i kanë lexuar të njëjtat, apo mbase edhe nuk i kanë kuptuar, ku i dihet!”, – ka thënë Kurti në konferencë për media.

Sot presidenti Hashim Thaçi, ka mbledhur përfaqësuesit e partive për të diskutuar rreth zhvillimeve të ardhshme që e presin vendin. Presidenti thotë se shumica parlamentare që mund ta formojë qeverinë, do ta ketë mandatarin. Ndërsa VV-së, Thaçi i shkroi letër disa herë, por kryetari Albin Kurti, nuk ia ka dërguar deri tani emrin e mandatarit. Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar në distancë duke theksuar vazhdimisht se vendi i saj është në opozitë për shkak se doli e treta në zgjedhje. Ndërsa parti si LDK, AAK dhe Nisma kanë shprehur interesim të formojnë një koalicion për ta krijuar qeverinë e re. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. EDI RAMA E KA PUNESUAR YMER GELBAZEN BYTHLEPIRES,DHE HASHIM THAQI E KA PUNESUAR BATON HAXHIUN BYTHLEPIRES thotë:

    ZOTI KURTI VETEM INJOROJE ,MOS HUMBE KOHE ME TE,PASI TE MBARON KORONA VIRUS ,ZGJEDHJET E REJA DHE KETA ZAGAR ,DO TE MBESIN NE KOSH TE PLEHRAVE

  2. Shyqyr qe erdhe ti Kurt se Kushtetuten akoma nuk e dine .Oh sa mire qe te kemi TY qe kuvendi te rrezoje me 82 vota.Populli po pret,aman hajde ketej nga Tirana dhe jepi pak mend edhe Bushatit me Shkulqenin.

  3. Shyqyr qe erdhe ti Kurt se Kushtetuten akoma nuk e dine .Oh sa mire qe te kemi TY qe kuvendi te rrezoje me 82 vota.Populli po pret,aman hajde ketej nga Tirana dhe jepi pak mend edhe Bushatit me Shkulqenin.
    Ndoshta dhe dekorata e Shkulqenit qe i dha THaci eshte jokushtetuese?
    Si i tha Driteroi kushtetutes se Saliut :
    Kushtetute /moj lahute.

  4. O karlito kushtetuta njef mazhorancen parlamentare, pra 50+1 edhe plaka jote behet kryeministre nese e votojne. Fakti qe ne partia e pare ska vlere eshte thjesht nje detaj, Ska asnje vlere, vetem nje bolino si ty mund te mbahet te ky element.
    Tani nese do te bejn pucin, merr e veji mend kokes, qe here tjeter mos bosh karliton.

  5. po thaci edhe ca muaj jete ka, po provon mos bo noi leke tani

    u ulen burrat e luftes me nje kurve te ldk dhe rane dakord qe e bejme vete qeverine
    u ul ramushi thaci limaj kadriu dhe isa kurvicka , isa ti do jesh kryminister bashke me ramushin dhe fatmirin
    ti kadri do jesh ne opozite por je ne fakt ne qeveri se qeveria sbie se je ti ne opozite

    vari karin se ca kan votu njerezit

    mungonte shpend bytha dhe do ishin te gjithe qelbesirat bashke me nji ven

  6. Albin Kurti behet se krejt i din, veq me qeverise nuk u tregu i zoti, rrezoi qeverine per 50 dite. Por ai ka pak faj, keshilletaret dhe bashkepuntoret i ka shume te dobet. Ndoshta i ka edhe kunder se vec mrapsht po e keshillojne. Duhet ti filtroi keshilltaret mos jane duke punuar kunder tij, e ne favor te ndonje partie tjeter. Kujdes Albin.

  7. Ne kete mutsihane qe eshte sot politika ne Kosove, Tirana zyrtare po hesht.! Rama se ka per gje te na mbaj 2 ore me lloqe edhe per oret e levizjet e qytetareve tani ne kohe pandehmie, ndersa per Kosoven e ka qepur gojen te pakten publikisht. Dhe jo vetem Rama edhe te tjeret heshtin. Po bejne si struci kane futur koken ne rere. Bejne mire te nderhyjne se zjarri ne kosove do djegi dhe Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *