• |
ide | kryesore

Kylie në gjendje karantine, habit fansat (Foto)

Paparazzi, Slider



Karantina na bëri të heqim dorë nga disa zakone të përditshme të rutinës ditore dhe kur vjen puna tek vajzat, le të themi që për shumicën epoka ‘e shkëlqimit’ është shtyrë për një datë ende të papërcaktuar. Lumturi është të dish që tek kjo shumicë përfshihet edhe Kylie Jenner. Ylli i klanit Kardashian-Jenner është fotografuar nga paparacët, teksa ka bërë disa blerje në market.

Pa grim, me flokët pa zgjatime dhe të mbledhura pas, me pizhama dhe madje pa çorape dhe këpucë, Kylie është fotografuar si kurrë më parë. Në fakt, ajo duket mjaft e lumtur dhe lë përshtypjen se po e shijon këtë periudhë më së shumti. Fansat në rrjet nuk i kanë kursyer shakatë as këtë herë, duke shkruar se ndihen mirë që Kylie i është bashkuar skuadrës së tyre. Madje ata kanë kërkuar që Jenner të shfaqet më shpesh pa grim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *