• |
ide | kryesore

Lajmi i tmerrshëm/ Po u intubove nuk ia del dot. Aktualisht 8 të shtruar në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 71 vjeçar nga Fieri është bërë viktima e 27 nga COVID-19. Por e veçanta e pacientit që ka ndërruar jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është  se ai kishte dy javë që ishte në intubim. Pothuajse të gjithë ata që kalojnë nëpër këtë proces të vështirë të frymëmarjes artificiale përmes aspiratorëve nuk arrijnë ti dalin dot. Deri më tani në Shqipëri vetëm një pacient ka arritur të shpëtojë. Kur u pyet për këtë në Opinion nga Fevziu ministrja Manastirliu nuk kishtë një përgjigje të saktë. Por në fakt edhe statistikat botërore të vdekshmërisë pas intubimit janë të larta. kështu në SHBA mbi 80% e personave të intubuar humbin jetën. E keqja është se në Shqipëri ka ende të shtruar në spitale që janë në terapi intensive.

“Ne shërbimin infektiv aktualisht janë 4 pacientë (nga 33 të shtruar) janë në terapi intensive. Nësa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë  4 pacientë janë në terapi intensive (nga 7 pacientë të shtruar). Pra së paku edhe për 8 të sëmurë beteja me jetën pritet të jetë tejet e vështirë.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. e dini sa njerez jane pa pune e pa buk ?! qe nuk paguajne dot qerate e shpive dhe bizneseve te tyre ?! qe ju kane mbetur femijet pa shkolla?! e dini sa borxhe jane mare e po meren ?! e dini cfarw shkatrimi total pi ndodh? epi boll na cate kokat me keto lojrat tuaja. boll se jeni berw jo bajat por te peshtir. nuk ju beson njeri. madje as diten e pare e jo me tani. injorant.

  2. U ul grafiku i viktimave nga 0 vajti ne 454 kurse ne shqiperi shifrat nuk ndryshojne ngelen 26. Ne Amerike kane humbur ne drejtim te paditur 26.000 persona. Hahaha Media e pavarur ne Arnautistan gjithmone ne gatishmeri per te deformuar realitetin.

  3. Neper fasoneri jane bere perjashtime ne mase nga puna per arsye qe te shmanget pagesa e punetoreve, dmth qe tia hedhin shtetit dhe anasjelltas shteti te fajesoj bizneset fasone. Ky eshte nje problem i madh social ekonomik me pasoja te renda per xhepat e atyre fatkeqeve qe jane te detyruar te punojne ne kushte skllaveruese per buken e gojes me nje page qesharake.Per punetoret e bizneseve fasone eshte nje terr informatik dhe gjithmone shantazhohen qe te mos hapin gojen dhe te kerkojne te drejtat e tyre se perndryshe edhe ata pak puntore qe punojne do te flaken ne rruge te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *