• |
ide | kryesore

Marrëveshje me Ramën? Meta: Nuk flitet për dashuri në kohën e pandemisë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta vazhdon të mbajë tone të uleta kur fliet për qeverinë dhe kryeministrin edi Rama që deri pak kohë më parë ishin shënjestër e akuzave të përditshme. Kur janë shtuar zërat për një marrëveshje mes Ramës dhe Metës, ky i fundit jep një përgjigje letrare kur pyetyet për këtë çështje.

“Marrëveshje me Ramën? Nuk do të doja të flisja për dashuri në kohën e pandemisë. (i referohet romanit “Dashuri në kohën e kolerës” red.) Bëhet fjalë për ushtrim të përgjegjshëm të kompentencave të mia. Ato shqetësime dhe vërejteje që kam pasur i kam bërë në masën e duhur në komunikim me institucionet e përditshme. Nëse dikush mendon që në këtë situatë dikush mendon që unë të vë theksin te ato që nuk janë bërë si duhet unë them se duhet që të japim mesazhin e duhur” – tha Meta në një intervistë për “Opinion”.

Por a vijon Meta të mendojë se Rama ka kapur të gjitha institucionet përveç Presidentit të Republikës.

“Ky është një mendim i konsoliduar i imi prej kohësh. Në këtë kohë me rëndësi është pavarësia e Komitetit Teknik të Ekspërtëve” – tha Meta.

Por a do të vazhdojë Meta aksionin politik kur pandemia të ketë mbaruar?

“Aksioni im politik ka qenë është dhe do të jetë në mbrojtje të Kushtetutës. Edhe tani që ndryshuam Kodin Penal unë mund të rrija i tërhequr dhe të lija qeverinë të futej në përplasje me qytetarët, por zgjodha bashkëpunimin” – tha kreu i shtetit.

Gjithesi Meta u tregua i rezervuar në kritika për qeverinë për masat shtrënguese. Edhe ndryshimet në Kodin Penal i konsideroi të domosdoshme.

“Nuk mendoj se masat kanë qenë të ekzagjeruar sepse ne jemi fqinj të Italisë. Ne kemi shumë lidhje dhe fluturime dhe transporti. Italia ishte një nga viktimat kryesore dhe ne e kemi përjetuar këtë shumë. Mjafton që të kemi në konsideratë ndërprerjen e këtyre lidhjeve. Kufizimet kanë qenë domosdoshmëri. Tani edhe ne është koha që të hapemi duke parë dhe vendet e tjera” – tha Meta.

“Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme edhe me 2 muaj të tjerë? Mendoj se duhet të ishte bërë me një afat 30 ditor, por duhet të shoh argumentet pasi edhe mua më duket e gjatë” – tha Meta.

“Kishte boshllëk në Kodin Penal për menaxhimin e pandemisë. Ka një përmbysje nga propozimet te ajo që është miratuar në Kuvend. Sigurisht që këto u realizuan si pasojë e një bashkëpunimi nga avokati i Popullit dhe institucione të tjera. Unë si President isha para dy alternativave. Unë mund t’i ktheja dhe Kuvendi t’i miratonte përsëri dhe do të ishim përballë një deformimi. Mund të them se tani ndryshimet respektojnë parimet dhe proporcionalitetin. Jo çdokush që thyen karantinën do të shkojë në burg.

Unë nuk kam qenë për frikësim por për sqarim të situatës. Ndryshimet në Kod ishin të domosdoshme sepse ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo situatë. Është e rëndësishme që ne të shkojmë drejt normalitetit dhe ndaj duhet që të ketë edhe rregullim” – tha Meta i cili u tregua i rezervuar edhe për iniciativën e qeverisë për amnistinë fiskale.

“Amistia Fiskale kërkon një konsensus të gjerë politik dhe shoqëror që të mos amnistohet ekonomia kriminale dhe të mos nxitet informaliteti. Nuk e di sa e mirëmenduar është kjo incitiavë. Do të më duhet të shprehem kur Kuvendi ta formalizojë këtë iniciativë” – tha kreu i shtetit. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Lehtësinë për këtë, qeverisë dhe Edi Ramës, nuk ja ka krijuar Ilir Meta, por Lulzim Basha e Sali Berisha, që kanë bojkotuar parlamentin.

    Po të ishin ata në parlament, Edi Rama nuk do ti kishte 84 vota për ndryshime të Kodit Penla. Është kaq e thjeshtë që faji për ndryshimet është I Lulzim Bashës e Sali Berishës, sa vetëm idjotët nuk e kupotojnë.

    1. Paske komentuar dhe me poshte keshtu qe qenke nga LSi ti. O idiot ca e di popullin, injorant, qe po na e shfajeson Meten,me pretektin se ata te tjeret paskan bojkotu parlamentin.Po pse a nuk Bojkotoi parlamentin edhe LSI e Mones?Apo nuk qenka konsultuar me vertete Mona me burrin.Lerini keto mashtrime o hajdute. Edi Rama duhet qeruar nje ore e me pare nga pushteti,por nqs mes dy zgjedhjesh,Edin apo ilirin, do zgjidhja Edin. 30 vjet ne politike si njeri si tjetri.Ikni more robqira se i pite gjakun ketij populli.

  2. Ilir Meta megjithe te keqijat qe ka eshte politikan i zgjuar dhe ka nuhatje politike,keshtuqe duke kuptuar qe me rrugen qe ndjek L.Basha, PD nuk vjen ne pushtet as per 100 vjet dhe duke kuptuar qe nje fitore e Rames ne zgjedhje mund ta çoje ne burg,vendosi te shkoje nga krahun i fitimtarit siç ka bere gjithmone…

  3. Nuk e kuptoj përse i ka tradhtuar Ilir Meta këta opozitarët e shqetësuar. A janë këta që bojkotuan Kuvendin? A janë këta që bojkotuan zgjedhjet dhe e përdorën Ilir Metën si kamikaz t’i shtynte dhe pastaj nuk dolën as nga shtëpia më 13 tetor? A janë këta që e mbushën Parlamentin me ata që shikojmë e “shijojmë” çdo ditë?Kjo eshte pd sot

  4. kurvat qe ke ni te panumerta o pederast i paemer i rikurvave tradhetine dhe imoralitetin e kane si buka me bar qe u japin ju bagetive ,vemjeve per te ngrene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *