• |
ide | kryesore

“Mos lexoni”/ Pse po e masakrojnë Ermal Mamaqin?

-Instant, Kryesore, Lajme



Ermal Mamaqi ka pasur fatin e atyre që flasin edhe për gjëra që nuk i kuptojnë. Ai ka ngjallur një reagim të shproporcionuar në rrjetet sociale nga figura publike dhe komentues të thjeshtë, pas një mesazhi video që më shumë i ngjante një sallate fjalësh.

Me maninë për të dhënë mendimin e tij për gjithçka, aktori humorist ka tentuar të flasë për letërsi.

Në një mesazh të parë ai e ka ftuar publikun e tij të mos lexojë romane se në këtë kohë pandemie ato mund të jenë ushqim shpirtëror vetëm për pensionistët.

Por më brilant është mesazhi i dytë video, kur pasi ka marrë reagimet e para showmeni shpjegon se pse e ka thënë atë. Aty me mënyrën si ndërton fjalitë, si flet për librat, për lexuesit, për kategoritë shoqërore dhe fashat moshore, ai ka shpalosur gjithë bagazhin e vet intelektual dhe formimin e thellë.

“Mos lexoni budalliqe, ka ca që lexojnë romane. Nuk kam gjë kundër tyre, po kush lexon më romane tani! Lexoni libra që kanë vlerë e që lidhen me profesionin tënd dhe situatën që po kalon” porosiste Mamaqi (poshte).

Por, kjo këshillë për fansat nuk është kapërdirë lehtë nga botuesja Arlinda Dudaj. “Më vjen keq po do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin” i ka reaguar ajo duke i përmendur depresionin dhe lodhjen nga karantina. “Ashtu siç e paraqet ti, duket se njeriu duhet të bëjë një gjë, atë që ti beson, duke përjashtuar gjithçka tjetër. Le të mos fasim për diskriminimin moshor edhe gjinor që i ke bërë dhe herë të tjera, po s’ka gjë të kemi falur se e kemi quajtur humor, edhe pse i tillë nuk është”, i ka shkruar ajo.

Lexo më tej:

Premierat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut/ Trebicka: “Këta janë sharlatanë të kinemasë”

Edhe gazetari Isa Myzyraj duke i numëruar një sërë romanesh që nuk duhen humbur: “Ne nje perpjekje deshperuese per te qene inspirues/frymezues, aktori i humorit Ermal Mamaqi paskeka “keshilluar” njerezit duke thene se “Mos lexoni Romane” ose sa me keq, pa u bazuar askund, as shkencerisht por as ne ndonje sondazh te thjeshte paska thene: Kush Lexon me romane?

E tmerrshme, menyra si ka zgjedhur t’i flase audiences ky zoteria”.

Edhe në reagimet në rrjet poshtë videos të postuar nga Mamaqi, ka pasur shumë ironi dhe fshikullim për të.

Por, në fakt, të gjithë ata që po i gjuajnë Ermalit po trokasin në adresën e gabuar. Ata kanë për letërsinë, kinematografinë, operat që përmend në videon e tij humoristi, një koncept krejt të ndryshëm nga i tij. Mamaqi i shef të gjitha këto, ashtu sikurse u drejtohet edhe ndjekësve të vet, si një burmim për të mbushur xhepin, ndërsa këtë të fundit si një mënyrë për të mbushur shpirtin.

Për këtë arsye këto janë dy botë që as mund të komunikojnë, as mund të debatojnë mes tyre. Dhe për fatin e mirë të Ermalit, në rrugën që ai ka zgjedhur e ndjekin shumë të tjerë. Boll të shohësh sa herë e kanë parë videon prej së cilës ai nxjerr lekë dhe sa komente pozitive ka poshtë saj.  

©Lapsi.al



44 Comments

  1. E ka thene Fred Trebicka qe para disa muajsh se “Keta(Ermali dhe Beso) jane sharlatane te kinemase”!!!

    Komentet jane te teperta!

  2. Brezi i të palexuar e të viteve 30-40, me injorancën e tyre sollën komunistët dhe Enver Hoxhën në pushtet në 1944, brezi i të lexuarve i viteve 70-90, sollën demokracinë, brezi i manaqërave dhe fansave të tyre sollën rilindjen e Edvin drogaxhiun hajdut xhepash.

    1. vdekje komunistit te fundit Sali Berisha,mos harro se ky Mamaqi ka qene ne forumin drejtues te PDse dhe kjo tregon edhe njehere qe pjesa me e madhe e mbeshtetesve te PDse jane injorante dhe analfabete qe nuk dine as te shkruajne emrin e tyre dhe Mamaqi pikerisht atyre u drejtohet me keshillat e veta…

        1. Pyetja tjeter eshte: a dine primatet e rilindjes te lexojne ca eshte shkruar?
          Pergjigjia ne te dyja rastet eshte jo?

      1. Faleminderit që konfirmon me komentin tënd prej injoranti e paraziti rilindas, ç’ka kam komentuar më lart.

    2. Brezi i 70-90 sollen nje mut (max na ka sjell kto lesh politikanesh). Po mos te binte regjimi komunist ne lindje ne do ishim akoma duke i kendu shokut Enver tani. Po te mos ishte per Berlinezet besoj se bota do ishte ndryshe.

  3. Ermali ka te drejte ne kuptimin qe ky nuk eshte moment per t’ju dhene sentimentalizimit apo reflektimit ekzistencial. Nuk ka kohe per kete. Dalja nga karantina duhet te na gjeje me te gatshem dhe te mprehte sesa kur hyme sepse sfida eshte shume me e veshtire. Ndoshta ai eshte shprehur gabim, por thelbi eshte qe duhet te fokusohemi ne burime qe na frymezojne dhe ndihmojne te bejme gjera dhe jo te mendojme gjera. Tundimi per te menduar per vleren e jetes apo per pyetje te ngjashme ne keto kushte eshte shume i madh por eshte ne te njejten kohe nje shperqendrim i rrezikshem dhe topites. Ky nuk eshte momenti per t’i pare ndryshe por per t’i maksimizuar gjerat qe kemi bere deri tani, sepse perndryshe ekonomia do ta pesoje edhe me keq se nga korona.Ermali eshte i sakte, por i vetmi problem eshte qe nuk di t’i thote gjerat me humor. Sikur te ishte humorist do ishte me i efektshem.

    1. Ti Më duket që je i gjithëditshëm, në çdo fushë shkruan me një retorikë të përgjithshme pa u fokusuar tek thelbi i problemit.

      Tipik sorrosian.

    2. Dmth edhe ti Nero po thu si Ermal piçka qe ti lejm edhe librat edhe trut po te mprefim thikat qe kur te mbaroj karantina ti kemi gati per te ther njoni jetrin ne fyt
      Librat jane palestra e trunit plak….po ça te duhet truni kur i bon gjonat me byth si Ermali
      Dhe meqe ra llafi ka pafund libra edhe per te qesh edhe per pune…po kush ta thot ty ket…Ermal zoçka?

  4. Te drejte ka! Mjafton t’i lepihesh kryetarit dhe te besh “filma” me ta (si keta “humoristet”), ose te vjedhesh dhe te korruptohesh (si deputetet tane) apo te dalesh neper mitingje (si drejtoret e maskarenjte e tjere) me qellimin qe punosh ne shtet thjesht e vetem per te bere korrupsion. Ne keto raste atyre nuk iu duhen romanet, as librat e tjere, pse do iu duhen? Pastaj avantazhi tjeter kur nuk lexon eshte qe duke ngele injorant do vazhdosh te duartrokasesh per liderin suprem dhe ti perceptosh si arritje shume te mira privimin e lirise, vjedhjen e mundit tend te cilin ia jep vetes se tij dhe langove qe ka rreth e qark, degjenerimin e mjekesise, degjenerimin e arsimit, degjenerimin e infrastruktures, mbjelljen e pallateve ne vend te pemeve, etj etj. Ne fund te fundit, rendesi ka te ndihesh mire po varja realitetit…

  5. Kto jan si kurvat, duan te kene vemendjen.
    Fakti qr del tani ka lidhje edhe me bllokimin qe ky mamqimi i beri Medium.

  6. Fati i shumë njerëzve varet nga prania apo mungesa e një biblioteke në shtëpinë e fëmijërisë.

    Edmod De Amicis

  7. Po kush e rruan per kete Ermut.
    Per vitin 2019 ne shqiperi nje million njerez nuk lexuan asnje liber, dhe kjo fale injorances kombetare Kurse KY Ermuti eshte pjelle e kesaj shoqerie qe vrapon si e cmendur mbas parase.
    Ermuti I Ben kollaj fare parate,pa asnje perpjekje dhe formim kulturor
    Di te menaxhoje koken Bosh te shqiptareve

  8. I njohur tashmë si “doktor vdekja”, për shkak të qasjes së tij publike dhe lajmeve të rreme që përcjell duke përdorur si burim njëherë “varrëmihësin dixhital” dhe njëherë “funeralin dixhital”, Berisha ka përcjellë një reagim për këtë.

    Në televizionin e familjes, ai është shprehur se ka informacione të sigurta pasi siç thotë “Mua më vijnë informacionet direkt nga varrezat”.

  9. Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeministrit Sali Berisha duket i përkushtuar ndaj familjes së të fejuarës së tij, Armina Mevlani.

    Së fundmi ai ka punësuar vjehrrin e tij Arben Mevlani në televizionin e ri, ku siç është raportuar “de fakto”, është nën pronësinë e tij.

    Arben Mevlani është shfaqur mbëmjen e djeshme duke dhënë lajmet e edicionit të mbrëmjes, duke braktisur televizionin Klan Plus, ku e kishin dërguar më parë.

    Ndërkohë, krushku Sali Berisha ka bërë një përpljekje për ta reklamuar transmetimin edhe në rrjetet e tij sociale për të afruar sa më shumë shikues.

    Më herët, administratori i këtyre mediave Çlirim Peka, ka reaguar duke mohuar se merrte para nga Sali Berisha dhe Ilir Meta për portalin dhe televizionin, ku siç raportohet deri më tani, ka shpenzuar 1 milionë euro si dhe “rastësisht” studiot i ka në pallatin e Monika Kryemadhit

  10. Provokimi si mjet suksesi,ka zvetënuar vlerat e verteta!Derr i kenaqur apo Sokrat i vuajtur?
    Por,cilat vlera jan verteta,kush i percakton?
    Lufta per ekzistence e tregut ka vene ne rrezik intelektin dhe dinjitetin njerzore.
    Ermalit i lumt,di ta fitoje Lekun,por nje person dinjitoz,mbiemrin e tij do ta kishte ndrruar me koh.
    Imagjito ti drejtohesh dikujt,Zoti Mamaqi!

  11. Ky eshte thjesht nje karagjoz idiot.Sec me duket se ngjan shume me Ramen,sikur i ka bere e njenjta “betoniere”!

  12. Une e kam quajtur Ermal Mamaqin-me kohe -karagjoz-dhe jo aktor, por me kete video ai nuk po ben thirrje publike -o njerez mos lexoni libra se nuk jane per ju por per pensionistet,por ne nje menyre ,qe ne kushtet e pandemis duhet te lexojme dicka tjeter qe si te shpetojme vetveten nga kjo situate dhe jo te lexojme perralla me mbreter.Me duket se asaj -botueses-zonjes Dudaj idogji kjo se e ka biznes botimin e librit.

  13. Familja e salihut me tv familjar krushku dhendri nusja mbesa,salihu me intervista qe sheh te vdekur arkivole varre etj

  14. Pse nuk i con letrat ne prokurori, salehut, edvin evgjiti? Ta them une. Kane nje baba qe u qiu nenat ne bunkera.
    Pershendetje mamaqireve te halese qelbistan.

  15. Plotesisht e vertete ajo qe thua per Salihun ne komentin e ores 21:05, ama shiko se sa arkemorte ka porositur edhe lali Eri yt. Nese Salihu flet per te vdekur, lali Eri iu blen arkemorte. Mjaftoka nje enderr e Salihut dhe familjareve te tij, qe Bashkia Tirane dhe kryetari i saj urevajgurors te bleje arkemote. Pse nuk e ben kete lidhje, apo ke mungesa te theksuara rrudhash ne pjesen e brendshme te kafkes?

  16. Ky na këshillon të lexojmë libra që të mësojnë si të bëhesh i pasur, si të fitosh famë, duke tradhëtuar idealet, duke u mbytur në halet e politikës, siç bën ai vetë me personazhe si Daja i dokumentarit tropajan e të tjera pislleqe si këto që të zhveshin nga çdo cilësi njerëzore, duke pëfunduar në një kafshë mizore. Lexoni Makiavelin, lexoni për bigaminë, për orgjitë dhe hile të tjera që të mbetesh i famshëm , qoftë edhe si njeriu më i padënjë i kësaj bote, sepse historia do të shkruajë edhe për ty si hero i së keqes. Merrni këshillat e mamaqitse ju largojnë nga Covidi.

  17. O shpellkare te tipit stalin zigur mos u merni me mama Qi Ai eshte e keqja e vogel por meruni me salih karaxhic berisha qe u be me tv familjar vjerr dhender nuse ky do ju mbroje tani nga diktatori rama,po ju pyes ju ku i gjeti milionario e eurove per te ngritur kete tv familjar ku flet per vdekje e varre qe e informojne varrmihesit dixhital?

    1. Me siguri kufomat te gateshme dhe ne arkivole Erjoni. Ndersa keta te tjeret qe flasjn e dine mire pasi paguhen per te lare kufoma

  18. Cekja i Beratit ja ka qire i pari gruan ketij legenit….. e merte neper qytete qekur ishte 17 vjec Ami ….. imagjinojeni vete cfar kurve bure eshte ky beqiri….. Mamaqimi e di te gjith historine po ska ce te bej, le te vazhdojne te te dy bure e grua te pastrojne paret e cunave deri sa te munden….

    1. Po ca pune te prish ty se ca ka bo Ami me Ceken aman, dhe clidhje ka me temen?
      Xhelozi valle? Shifni punet e juja, sju jep te drejte njeri me dal me sha dynjane.
      Ermali mund te jete njeri negativ se tall bythen me njerezit, sidomos me femrat, por ama dudall nuk eshte, bile eshte shume i zgjuar.
      A e di ate shprehjen ti: “Gjen tenxherja kapakun”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *