• |
ide | kryesore

Mposhti Koronavirus e po nis futbollin: Korea e Jugut e nis me ndeshje miqësore

Sport



Korea e Jugut ishte vendi i dytë që u prek më shumë nga koronavirus pas Kinës dhe është nga ata vende që e vendosi shpejt situatën nën kontroll, duke menduar tashmë një rikthim sa më shpejt në normalitet.
Klubet e futbollit të Koresë së Jugut do të nisin të luajnë ndeshje miqësore me dyer të mbyllura nga e marta e kësaj jave. Ky ishte njoftimi i Federatës së Futbollit të vendit aziatik, që nuk ka njoftuar datë për rinisjen e kampionatit, i cili është shtyrë prej dy muajsh për shkak të Pandemisë.

Bazuar në luftën e fituar ndaj kësaj sëmundje, qeveria e vendit aziatik njoftoi se do të rinisin ndeshjet, por me dyer të mbyllura. Klubet do mund të zhvillojnë miqësoret e fazës përgatitore, megjithëse asnjë ndeshje nuk është konfirmuar ende. Tifozët nuk do të lejohen dhe do të reduktohet edhe numri i gazetarëve, lojtarët nuk do mund të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes dhe nuk do të shtrëngojnë duart me gjyqtarët. Mendohet që nga mesi i majit të rinisë edhe kampionati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *