• |
ide | kryesore

OBSH: 2-3% e popullsisë në botë mund të jenë imunë ndaj koronavirusit

F1, Planet



Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë në botë – ndoshta 2% ose 3% – ka zhvilluar antitrupa që tregojnë se janë infektuar dhe janë imunë ndaj Covid-19. Këto të dhëna pakësojnë shpresën se imuniteti i turmës do ta bëjë më të thjeshtë daljen nga izolimi.

“Lehtësimi i masave nuk nënkupton fundin e epidemisë”, tha kreu i OBSH, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë, mbajtur të hënën. “Izolimet thjesht pakësojnë intensitetin e epidemisë”.

Ndërsa testet serologjike që zbulojnë sa përqind e popullsisë është infektuar dhe ka zhvilluar antitrupa – që do të thotë se janë imunë – sugjerojnë se ky numër është i vogël.

“Të dhënat e tanishme thonë se një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar”, tha Tedros. “Jo më shumë se 2%-3%”.

Dr. Maria Van Kerkhove, eksperte e sëmundjeve infektive, tha se edhe nëse sipas analizës një person ka antitrupa kundër COVID-19, nuk do të thotë se është imun.

“Shumë vende sugjerojnë përdorimin e testeve serologjike për të matur nivelin e imunitetit,” tha ajo. “Por tani për tani, nuk kemi prova se një test serologjik vërteton imunitetin e dikujt apo siguron se është i mbrojtur nga një infektim i dytë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *