• |
ide | kryesore

Paloka ironizon Ramën me VIDEO: E vërteta e tërheqjes nga padia për BILD

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama e konfirmoi edhe vetë sot se është tërhequr nga padia për gazetën gjermane “BILD”. Në një reagim në Twitter, Rama thotë se “është njohur me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

“Kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!” – thotë Rama që nuk i kursen edhe etiketimet për ata që e akuzojnë duke i quajtur idiotë.

“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre! Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta!” – shkruan Rama.

Këtij reagimi të Ramës i ka kthyer përgjigje nënkryetari i PD-së Edi Paloka. Ai thotë se kjo është “prova e të gjithë idiotsisë politike dhe njerëzore që personifikohen tek kryeministri i këtij vendi”.

“Paska njohur shefat e “Bild”-it dhe “për shoqni” qenka tërhequr nga gjyqi…! “Njerëzore” -shkruan ai njerëzori. Po me sa duket ata (shefat e “Bild”-it) nuk kanë të njëjtin koncept si kryeministri ynë per “shoqninë” e nuk janë aq “njerezorë”… Ata nuk janë tërhequr nga akuzat dhe denoncimet. PERKUNDRAZI” – ironizon Paloka.

Një ditë më parë gazetari i BILD, Peter Tiede tha se po v ijonte investigimet për Shqipërinë. Ai tha se “po ndiqte paratë” pasi i kishte bërë përshtypje që Rama mori një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani në gjyqin ndaj tij. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Po ca do ti bente gazetarit te bild ky koqja do ti hante bythen ,po pse Dvoranet jane gjykatesit Gjerman qe ti beje telefonate nga Surreli ky i shkalluari ,qe I ka rene per hise shqiptareve,o Rami nuk mbushet thesi me pordhe sic mendon zotrote.

  2. Po ik mor thuthuq muti se poshte boleve te Rames do jeni tere jetes,300 zgjedhje te behen me kete mendje qe keni ju te 300 i fiton Rama…

  3. Po ky paska dhjetra mije euro per t’i sakrifikuar per shoqni? Ku i ka gjet valle? Apo dhe avokatin e ka zene me shoqni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *