• |
ide | kryesore

Reporteri për Shqipërinë në PE: Ligjet për median do ta përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega i bën thirrje qeverisë shqiptare që të anulojë ligjin për median, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.

Në një reagim pas raportit të Reporterëve pa Kufi ku Shqipëria renditet e 84-ta në 180 vende të botës, Lega thekson se liria e medias është përkeqësuar.

“Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri”, shkruan Lega në twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *