• |
ide | kryesore

Skepticizmi i Bale: “Të kthehemi në fushë, por shumë shpejt”

Sport



“Është një izolim këtu në Spanhë shumë rigoroz. Nuk mund të dalim të bëjmë një shëtitje apo sport. Është mjaft e ashpër mbyllja, por ajo që është më mirë për të gjithë është bërë”. Një nga yjet e Real Madrid, Gareth Bale, ka rrëfyer periudhën e tij të izolimit për AS: “Të gjithë e kuptojmë që janë sakrifica të nevojshme e se po kërkohet të bëhen gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë duam të luajmë përsëri, por gjëja më e rëndësishme është ta bëjmë duke patur siguri. Nuk duam të kthehemi shumë shpejt. Gjithcka duhet bërë me siguri”.

“Të gjithë duam të luajmë ose të shkojmë të shohim një ndeshje, por do të ketë sezone të tjera, kampionë, kampionate, kupa… Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të jemi mirë. Do të ketë shumë më tepër futboll në të ardhmen e shpresojmë të mos ndeshim më një problem të tillë”, përfundoi uellsiani, një prej lojtarëve më të kontestuar në Madrid, gjithnjë i kritikuar se preferon më shumë golfin se futbollin. E këto deklarata nuk është se do ta ndihmojnë të përmirësojë imazhin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *