• |
ide | kryesore

‘Unorthodox’, një serial për lirinë (Video)

Paparazzi, Slider



Një vajzë 19-vjeçare, e rritur në një komunitet hebre, Esty (Shira Haasas), largohet nga Nju Jorku dhe zhvendoset në Berlin, duke refuzuar martesën me një burrë të zgjedhur nga familja. Në Gjermani, ajo tenton të gjejë lirinë duke lundruar tashmë në një botë laike, shumë ndryshe nga jeta e mëparshm.

“Unorthodox” është një mini-serial gjermano-amerikan që pati premierën në Netflix më 26 mars. Seriali bazohet në autobiografinë e shkrimtares Deborah Feldman, “Unorthodox: The Scandalous Rejection of My Hasidic Roots” (Antikonformiste: Refuzimi skandaloz i rrënjëve të mia hasidike). Shën.red. Hasidizmi, ndonjëherë i shqiptuar edhe si Kasidizëm, është një grup fetar hebre që u përhap në territorin e Ukrainës Perëndimore në shekullin XVIII.

Kush është Deborah Feldman: Feldman u rrit nga gjyshërit, të dy të mbijetuar të Holokaustit, pasi nëna u dëbua nga komuniteti i tyre, ndërsa babai vuante nga çrregullime mendore dhe nuk mund të kujdesej. Deborah-s iu mohua edukimi tipik amerikan, por kjo nuk e pengoi të kishte kuriozitet për botën. Ajo fshinte libra nën krevat dhe i lexonte fshehtas. Deborah është 33 vjeçe dhe jeton në Berlin.

“Unorthodox” është një histori rebelimi dhe dëshire të zjarrtë për lirinë. Në një moment, Esty, luajtur nga Shira Haasas që portretizon Deborah-n, thotë: “Zoti priste shumë nga unë. Tani duhet të gjej udhën time.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *