• |
ide | kryesore

Video/ Një fanellë për Piperon, FSHF i përulet mjekëve: “Faleminderit për sakrificën tuaj!”

F1, Sport, Video



E kishte quajtur pak javë më parë, kombëtarja jonë kuqezi e tashmë
Federata Shqiptare e Futbollit e pagëzon edhe me fanella etiketimin e bërë për mjekët, infermierët, sanitarët dhe shoferët e ambulancave të spitaleve Covid-1 dhe Covid-2, që në këtë kohë të pazakonshme po përballen me virusin vdekjeprurës Covid-19, si një shenjë respekti për punën e bërë në vijën e parë të luftës me virusin.

“Për të gjithë ‘lojtarët tanë’, FSHF vendosi të dhurojë në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga një fanellë dhe një top për fëmijët e tyre që të kalojnë me aktivitet sportiv këtë kohë të vështirë” shkruhet në komunikatën për shtyp të institucionit që drejton të futbollit, pas takimit që Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, zhvilloi ditën e sotme me Doktorët Pëllumb Pipero dhe Arjan Harxhi, ku i ka “shprehur gjithë vlerësimin e komunitetit të futbollit për guximin dhe punën e madhe që janë duke bërë këto javë në këtë ‘ndeshje’ të vështirë”.

Dr. Pipero dhe Dr. Harxhi falenderuan Federatën e Futbollit për dhuratat e bëra dhe mesazhin e dhënë me shpalljen e punonjësve të shëndetësisë, Kombëtarja jonë.

https://youtu.be/H4vHG48ghIY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *