• |
ide | kryesore

464 të vdekur nga koronavirusi 24 orët e fundit në Itali

Planet, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 464 viktima nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 25.549.

Ndërkohë numri i infektimeve të reja është rritur me 2.646 të prekur në orët e fundit, teksa një ditë më parë u raportuan 3.370 raste, njofton Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka arritur në 189.973. Rajoni më i goditur italian, Lombardia regjistroi 200 viktima dhe 1073 raste të reja gjatë orëve të fundit.

Totali i viktimave në këtë rajon ka arritur në 12,940, ndërsa i të infektuarve në 70,165.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *