• |
ide | kryesore

Adebayor: “Nuk dua të dhuroj. Paratë janë të miat e bëj ç’të dua”

Sport



Në kohët e Koronavirus, mes shumë lojtarëve ka nisur një garë solidarieteti. Por ka nga ata që ndihen krejtësisht jashtë kësaj situate, si Emmanuel Adebayor, ish-qendërsulmuesi i Arsenal që tani luan në Paraguay. Sulmuesi nga Togo, personazh absolutisht jashtë skemave (në të kaluarën nuk e ka fshehur se ka patur ide për vetëvrasje), është kritikuar për zgjedhjen që ka bërë duke mbyllur portofolin e nuk e ka pritur mirë këtë, duke u përgjigjur në një video.

“Për ata që thonë se nuk bëj asnjë dhurim: është e vërtetë nuk bëj. Shumë e thjeshtë. Bëj atë që dua të bëj, ha atë që dua të ha e kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të ketë persona që më kritikojnë përse nuk kam krijuar një fond në Lomé. Por nuk e solla unë virusin në Lomé. Është një situatë e pafat, por është kështu dhe është vendi që është kështu”.

Adebayor nuk ka ngurruar të përplaset edhe për krahasimin që i kanë bërë në lidhje me kolegët afrikanë gjithnjë shumë aktivë në cështje bamirësie: “Nëse doni mund të më krahasoni me Didier Drogba ose Samuel Eto’o, por fatkeqësisht nuk jam Didier Drogba ose Samuel Eto’o. Jam Emmanuel Sheyi Adebayor e do të bëj gjithnjë atë që dua“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *