• |
ide | kryesore

Barcelona e Inter sfidohen për Lautaro: alternativë e të dy klubeve është Werner

Sport



Pas ditësh presingu mediatik e optimizmi të theksuar, edhe tek Barcelona kanë nisur të arsyetojnë mbi mundësinë që Inter të mos e shesë Lautaro Martinez (vetëm nëse derdhin shumën e një klauzole prej 111 milionë euro që blaugrana nuk duan, ose nuk mund ta paguajnë), duke studiuar alternativat. Plani B është plani A që zikaltrit kanë nëse largohet argjentinasi, ose më saktë Timo Werner.

Rrugët e merkatos shpesh kryqëzojnë objektivat e klubeve të mëdha, por në këtë rast përplasja është e dyfishtë duke qenë se sulmuesi i Leipzig është alternativë e Lautaros si për Inter ashtu edhe për Barcelonën. Mundo Deportivo tregon të dhënat që vlejnë në këtë rast: klauzola e gjermanit, është ndjeshëm inferiore ndaj asaj të argjentinasit, 60 milionë. Problemi është që skadenca e saj është fiksuar në 30 prill e në këtë kohë paqartësish ekonomike vështirë se do të ketë një lëvizje të parakohëshme nga Barcellona.

Sipas Sport, tjetër e përditshme katalanase, Inter i ka propozuar argjentinsit një ofertë më të pasur për rinovimin e kontratës, me eleminimin e klauzolës. Në këtë pikë nëse blaugrana do ta donin vërtetë lojtarin, duhet të negocionin me kërkesat e zikaltërve që janë të lumtur ta mbajnë Lautaron në skuadër, por përpara dëshirës së sulmuesit do të hapnin tratativat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *