• |
ide | kryesore

Fotoja nudo e aktorit rrit ndihmat për lehtësimin e virusit

Paparazzi, Slider



Ansel Elgort postoi në Instagram një foto nudo  në dush, për një qëllim të mirë. Aktori i “Fault in Our Stars” vendosi si mbishkrim: “Vetëm fansat, linku në bio”. Linku i vendosur të drejtonte në GoFundMe, në një faqe të krijuar nga aktori Jeffrey Wright me emrin “Brooklyn For Life!”. Fondet e mbledhura do të përdoren për të siguruar ushqim për njerëzit që janë në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.

Elgort postoi sërish më vonë (via CNN) në Instagram ku tha, “Nuk e di sa ndikim pati postimi, por duket se njerëzit kanë dhuruar shumë para orët e fundit. Faleminderit shumë, mesa duket ia vlejti.” “Më vjen keq nëse kam ofenduar dikë, por bëmë një gjë të mirë,” shtoi më pas. Deri sot në mëngjes (e enjte, 23 prill) janë grumbulluar më shumë se $213,000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *