• |
ide | kryesore

FOTO+VIDEO/ Misteri i vrasjes me thikë të 67-vjeçarit në Korçë

Lajme, Të fundit



Një 67-vjeçar u vra me thikë mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20.00 të mbrëmjes në hyrje të banesës së viktimës i cili është është identifikuar si Petrika Treska.

Është ende e paqartë arsyeja e vrasjes, ndërkohë që policia është në vendngjarje për hetimin e ngjarjes. Viktima është gjetur nga bashkëshortja në banesë, ndërkohë që viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Korçës.

Viktima nuk njihej si njeri problematik, punonte me rregullime telefonash. Kjo është vrasja e parë që prej kohës kur në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë nga koronavirusi. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Viktima e pare pas perhapjes se pandemise eshte shenuar me 14 mars ne Fushe Kruje kur xhaxhai vrau nipin. Jeni shume injorante.

    1. C’rendesi ka se kush eshte viktima e pare apo e dyte? Keto vrasje jane vertet per te ardhur keq. Injorant je ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *