• |
ide | kryesore

Kurti: Grenell mban anën e Beogradit, Thaçi dhe Rama u trembën pas fitores së Trump

Lajme, Të fundit



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë për “Kallxo” se i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, mban anën e Serbisë. Sipas Kurtit, ai ka mbajtur pozicion të ngjashëm me atë të Serbisë në raport me çështjen e heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

“Emisari amerikan Grenell nuk është në mes të Kosovës dhe Beogradit. Ai është në krah të Beogradit. Ai është në një pozicion me Beogradin në raport me heqjen e taksës dhe mos vendosjes së reciprocitetit”, – tha Kurti në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Më herët Kurti tha se ambasadori Richard Grenell ishte i përfshirë drejtpërdrejt në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurti tha se Presidenti i Kosovës, Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Rama kanë ndërruar mjaft në politikën e tyre pas fitores së Donald Tramp.

“Rama dhe Thaçi u ndodhën në panik të ankthshëm pas fitores së Trump pasi përkrahën Klinton. Nga ky panik i ankthshëm këta filluan që ta ulin pazarin” – tha Kurti. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Duel i forte Kurti-Grenell, Ne fillim te lojes Kurti gaboi, nuk llogariti ne forcen e kundershtarit dhe u rrezu. Nuk ka pjese te dyte.

  2. Po krijon thenje te pakuptimta cka ka ketu ankth Trump, Rama e Thaqi… e ulen pazarin. A Kurti me nuk po ka cka thote, po bene nje pershesh fjalesh…ndoshta populli i hane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *