• |
ide | kryesore

Mesazhi që fshehin fotot e princ Louis

Paparazzi, Slider



Sot, Princ Louis feston ditëlindjen e tij të dytë dhe Princ William dhe Kate Middleton na bekuan me disa foto të reja të të voglit. Foto e realizuara nga dukesha u postuan në Instagram dhe shfaqin Louis më duar dhe fytyrë të lyer me bojë. I adhurueshëm, e dimë.

Ndoshta në pamje të parë nuk duket, por fotot fshehin një mesazh. Në vend të një ngjyre, Louis ka në duar mjaftueshëm ngjyra sa për të formuar një ylber – simbol që është përdorur gjerësisht si shenjë shprese gjatë pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse ylberi njihet prej kohësh si simbol i komunitetit LGBTQ+, fëmijët rreth e rrotull botës e kanë përdorur gjatë kësaj periudhe si simbol të optimizmit, afrimitetit dhe të ardhmes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *