• |
ide | kryesore

Pak orë pas operimit, Hashim Thaçi del në këmbë nga spitali

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një operacioni në veshka pasditen e së enjtes. Lajmin e konfirmoi zyra e Presidentit të Kosovës sipas së cilës operacioni ka qenë i suksesshëm.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional” – thuhet në njoftim.

Pak orë më pas vetë Thaçi shkroi në Facebook se e ka lënë spitalin. Ai ka publikuar një foto teksa del nga spitali i shoqëruar nga djali i tij, Entriti dhe një mjek.

“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore” – shkruan Thaçi.

Prej disa ditësh gjendja shëndetësore e Thaçit është lakuar shumë në media. Presidenti pati një kontroll më 20 prill, dhe shkoi sërish në spital, më datë 21, por nga ana e Presidencës nuk u komentua asgjë për rëndim të gjendje shëndetësore. Ndërsa kreu i shtetit iu nënshtrua ditës së sotme një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e QKUK-së. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. SI DUKET HASHIM THAQI ESHTE PERDHUNUAR NGA EDI RAMA DHE BATON HAXHIU

  2. Ligji i ri për Dosjet në Kuvend/ Përjashtohet Sali Berisha nga politika. Kategoritë e tjera që ‘digjen’ për të shkuarën komuniste,dhe nje here tjeter eshte iniciuar ky ligji per dekomunstizimit nga mesila doda por u hodh poshte nga pd e salihut,te shohim cfare do ndodhe kete here,ligji eshte ne kuvend

    1. Shqiptaret jane kthyer ne kavje te turpshme. Kush pranon te kthehet ne krimb nuk mund te ankohet pse e shkelin me kembe, qofte edhe nga Elisa Spiropali e Ulthi Manja. Nese dikush tall bythen me popullin, nuk eshte merite e tij, por e popullit

  3. Pordhe me rigon. Asnje i operuar nuk del brenda dites edhe per operacionin me te thjeshte, jo me per operim veshke. Mund te kete bere bombardim te gureve, po jo operacion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *