Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një operacioni në veshka pasditen e së enjtes. Lajmin e konfirmoi zyra e Presidentit të Kosovës sipas së cilës operacioni ka qenë i suksesshëm.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional” – thuhet në njoftim.
Pak orë më pas vetë Thaçi shkroi në Facebook se e ka lënë spitalin. Ai ka publikuar një foto teksa del nga spitali i shoqëruar nga djali i tij, Entriti dhe një mjek.
“Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore” – shkruan Thaçi.
Prej disa ditësh gjendja shëndetësore e Thaçit është lakuar shumë në media. Presidenti pati një kontroll më 20 prill, dhe shkoi sërish në spital, më datë 21, por nga ana e Presidencës nuk u komentua asgjë për rëndim të gjendje shëndetësore. Ndërsa kreu i shtetit iu nënshtrua ditës së sotme një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e QKUK-së. ©LAPSI.al
SI DUKET HASHIM THAQI ESHTE PERDHUNUAR NGA EDI RAMA DHE BATON HAXHIU
Ligji i ri për Dosjet në Kuvend/ Përjashtohet Sali Berisha nga politika. Kategoritë e tjera që ‘digjen’ për të shkuarën komuniste,dhe nje here tjeter eshte iniciuar ky ligji per dekomunstizimit nga mesila doda por u hodh poshte nga pd e salihut,te shohim cfare do ndodhe kete here,ligji eshte ne kuvend
Shqiptaret jane kthyer ne kavje te turpshme. Kush pranon te kthehet ne krimb nuk mund te ankohet pse e shkelin me kembe, qofte edhe nga Elisa Spiropali e Ulthi Manja. Nese dikush tall bythen me popullin, nuk eshte merite e tij, por e popullit
Pordhe me rigon. Asnje i operuar nuk del brenda dites edhe per operacionin me te thjeshte, jo me per operim veshke. Mund te kete bere bombardim te gureve, po jo operacion