• |
ide | kryesore

Rifillim i shkollës? Çfarë thotë ministrja e Arsimit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi ditën e sotme se ende nuk ka një vendim final nëse do të fillojë apo jo shkolla pas situatës së krijuar nga koronavirusi, por theksoi se kjo çështje do të zgjidhet në ditët në vijim, brenda prillit, pas mbledhjes së Task Forces për pandeminë.

Ministrja tregoi se janë gati të dy skenarët e nevojshëm në rast rifillimi ose jo të procesit mësimor.

“Do ta kemi në fund të prillit një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Po shohim me kujdes situatën dhe po presim një vendim nga Task Forca për koronavirusin nëse mund të kthehemi nëpër shkolla apo jo. Sido që të jetë, ne i kemi të gjithë skenarët gati: si në rastin që kthehemi në shkolla apo nëse nuk kthehemi në shkolla, dhe do të zbatojmë njërin nga këta skenarë”, u shpreh Besa Shahini.

Gjithashtu ministrja foli dhe për çështjen e maturantëve për të cilët tha se do të botohen shumë shpejt programet e reja orientuese për provimet e maturës të cilat nuk do të përmbajnë tema që nuk janë zhvilluar në shkollë.

“Studentët kanë një fleksibilitet të shtuar për shkak se provimet i kanë në korrik (zakonisht është një periudhë provimesh). Ne po punojmë shumë ngushtë me rektorët, dekanët, shefat e departamenteve që të shohim se çfarë kanë planifikuar universitetet e ndryshme për mbylljen e vitit akademik. Ne po koordinojmë punët me ta, po i orientojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, por në fund të ditës vendimmarrja është e universitetit”, përfundoi ministrja në një video-mesazh në rrjetet sociale.



3 Comments

  1. Skenarë!!?
    Ju keni skenarë vetëm për të vjedhë, e për të çorganizuar në mënyrë të organizuar.

    1. Me siguri e ka fjalen per skenaret e propagandes= perrallave qe i tregohen cdo dite miletit te cakerdisur e drobitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *