• |
ide | kryesore

Studimi i fundit/ Koronavirus shkakton mpiksjen e gjakut dhe infarkt tek të rinjtë

F1, Stil



Koronavirusi mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe infarkt tek të rinjtë që janë edhe të shëndetshëm. “The Sun” citon mjekë amerikanë që thonë se ata kanë parë një rritje me 7 herë të rasteve të këtyre goditjeve te njerëz në moshën 30 – 40 vjeç të cilët ose kishin simptoma të buta ose aspak të Covid-19. Gjithsesi mjekët thonë se papritur gjendja e tyre u përkeqësua për shkak të mpiksjes së gjakut dhe goditjeve në zemër.

Dr. Thomas Oxley, një neurokirurg në Sistemin Shëndetësor Mount Sinai në New York, tha se ekipi i tij zakonisht trajton më pak se dy pacientë me goditje në tru nën moshën 50 vjeç çdo muaj. Por, sipas tij në dy javët e fundit ata kanë trajtuar 5 pacientë të rinj me koronavirus që kishin pësuar një goditje të papritur pavarësisht se ishin në gjendje të mirë.

“Virusi duket se po shkakton mpiksje në arteriet e mëdha duke çuar pacientin në gjendje të rëndë. Raporti ynë tregon një rritje 7-fish në incidencën e goditjes së papritur te pacientët e rinj gjatë dy javëve të fundit. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë histori të kaluar mjekësore dhe ishin në shtëpi me simptoma të buta (madje në dy raste, pa simptoma) të Covid. Të gjithë rezultuan pozitivë. Dy prej tyre ishin vonuar të thërrisnin një ambulancë” – tha Dr Oxley për CNN.

Për këtë, mjekët kanë nxitur të gjithë të prekurit me koronavirus të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave në trupin e tyre dhe të mos neglizhojnë asgjë dhe të njoftojnë mjekët për gjithçka.

Një letër e botuar në New England Journal of Medicine nga ekipi i Dr. Oxley thoshte se gjatë 12 muajve të fundit, spitali i tyre ka trajtuar një mesatare prej 0.73 pacientësh me goditje në tru nën moshën 50 vjeç – më pak se dy në muaj.

Kur mpiksja e gjakut mund të udhëtojë në zemër ose në mushkëri, ajo shkakton një emboli pulmonare kërcënuese për jetën. Kur shkon në tru shkakton një goditje. Shenjat e kësaj goditjeje janë bllokim i muskujve të fytyrës, bllokim i krahëve, të të folurit. Nëse shihni diçka të tillë lajmëroni mjekët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *