• |
ide | kryesore

Çorientimi i opozitarizmit, Basha apo Meta?

1, Ide



Vërshimi i kritikave ndaj presidentit Meta, herë të shoqëruara me dyshime dhe herë me zemëratë është një shenjë që tregon se populli opozitar është sot më i çorientuar se kurrë në zgjedhjen e tij. Pasi e kanë parë Metën në mitingun e 2 marsit si një shpresë për ti vënë digë regjimit, pasi kanë besuar qoftë edhe nga halli se ai do të sakrifikohet si Aliende, apo do ti printe rebelimit, një pjesë e kundërshtarëve të Rilindjes janë ndjerë të zhgënjyer për uljen e toneve të presidentit me Ramën.

Në të vërtetë, në këtë kohë pandemie, të gjithë janë të ndërgjegjshëm që nuk është vakti për një betejë politike. Por, nga shmangja e përplasjes e deri tek dhurimi i paqes për shtetin që drejtohet përmes Facebook-ut, ka një ndryshim të madh. Cënimi i lirive kushtetuese me urdhra që jepen përmes ERTV-së, përpara se të botohen në fletoren zyrtare, miratimi i ndryshimeve të Kodit Penal, me procedura shumë më qesharake se ato Dvorani-Gjonaj, nuk mund të kapërdihen lehtë nga presidenti që puthte në studio televizive librin e kuq të kushtetutës.

lexo me tej:

Paqe me Ramën/ Pse është tulatur Ilir Meta?

Kur në mbarë botën shumëkush po shqetësohet se në kushtet e gjendjeve të jashtëzakonshme edhe demokraci të stabilizuara rrezikojnë të rëshkasin në regjime, të mendosh qe ai që e ke cilësuar si autokrat do të shndërrohet në normal, është në rastin më të mirë, naivitet.

Por duke ditur historinë e përbashkët të Metës me Ramën, shumë opozitarë i frikësohen rastit më të keq.

Kush e kujton ende të freskët manifestimin e stërmadh të 2 marsit, me siguri e ka kuptuar se njerëzit nuk dolën në rrugë për të ndarë se kush do ta zinte një vend në Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi apo Xhaferllari. Qëllimi i tubimit të tyre ishte politik. Ata i’u përgjigjën thirrjes së Metës të friksuar nga shenjat e zbehjes së betëjës opozitare që po u dëshmonte përditë Lulzim Basha. Ata u derdhën në bulevard për të, vetëm pasi lideri i PD, i kishte dhuruar kryeministrit qetësi dhe paqe në kohën që i duhej më shumë: para konferencës së donatorëve dhe diskutimit për hapjen e negociatave.

Lubonja: Pse Meta u bë njësh me masat e jashtëzakonshme të Ramës

Pikërishtë ata njerëz që manifestuan në 2 mars edhe ndaj letargjisë së Bashës, janë sot të çoroditur me qëndrimet ambigue të Metës.

Dhe ky është treguesi i asaj që po ndodh realisht në Shqipëri: krijimi i një mase ta madhe anti-rama e cila është dëshpërimisht në kërkim të një koke. Kjo shumicë ka qartësinë për të vënë gishtin mbi atë që nuk do, por ka fatkeqësinë që nuk di se kujt ti besojë. Ata janë të gatshëm ti shkojnë pas Lulzim Bashës kur ai mer në dorë molotovin, por mund ta lënë atë sakaq në favor të Metës, kur ky u premton një betejë më të ashpër ndaj kryeministrit.

Në këtë kuptim, ky është rasti i parë në këto tre dekada demokraci, kur sjellja politike opozitare nuk vendoset nga lartë, pra nga liderët, por nga poshtë, domethënë nga masa. Dhe kjo për një fakt të thjeshtë, sepse anti-ramizmi është bërë më i fortë se anti-berishizmi në Shqipëri. Nëqoftëse, në kohën e Berishës së parë, kundërshtarët e tij nuk e shkonin në mendje ta ndryshonin Fatos Nanon, për asnjë lloj arsye, nëqoftëse gjatë mbretërimit të Saliut të dytë, socialistët nuk kishin yshtje për ta braktisur Ramën, opozitarët e sotëm mund ta këmbejnë lehtësisht Bashën më Metën, apo qoftë dhe të dy bashkë me këdo tjetër, në varësi të ashpërsisë së betejës që marrin përsipër.   

Kritikat e befta që mori presidenti menjëherë sapo uli tonet me vëllain e tij armik, janë dëshmia më e dukshme e këtij zhvillimi të ri. Sot sejcili lider i opozitës, nëse do të vazhdojë të ketë mbështetje, është i dënuar të ndjekë rrugën që i imponohet nga poshtë, atë të përplasjes me kreun e një regjimi autokratik. Sepse për fatin tonë të keq, me ato që kanë ndodhur për shtatë vjet, opozitarizmi është barabitur me anti-ramizmin.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Pordhe me rigon o Bushat jan te dy??ja ke fut kot sepse populli e di mire se qar buqesh jan te dy.Hajdutet e shekullit jane, thith lopa te pa ngira jane???

    1. Sikur Bushati qofte edhe nje here te vetme te tregonte paksa modesti dhe humilitet ne mendimet e tij une i pari do ta merrja pak me seriozisht.
      Qendrimet e tij duken ashiqare si tendencioze, dahsakeqe dhe madje obsesive -e njejta gje edhe me Lubonjen. Ka kudo ne bote individe qe mendojne dhe kujtojne qe kane brenda tyre te verteten sublime -cdo gje qe thone dhe mendojne eshte margaritar i mendimit njerezor qe nuk mund te vihet ne dyshim. Njerez te tille kane ose personalitete te semura ose ca me keq semundje te renda psiqike – psikotike.
      Qendrimi i tij duket te pakten konsekuent me ate te nxitjes se kaosit dhe diskordit publik si nje linje ideoligjike. Idiot si ky qe flasin per shkaterrimin e cdo gjeje (perpara nderttimit te nje bote te re) ne i kemi degjuar dhe pare te aplikuara ne mbi 45vjet ne shqiperi – shumekush mund te thote se shumica e historise sone eshte shkaterrim pas cdo perpjekje per ndertim.
      Per ata qe e kane kujtesen e shkurter mjafto te kujtojme 1997. Nuk e di se cfare ka bere Bushati ne ate vit por gjuha e tij me helm me ata qe nxiten ate shkaterrim kolosal per shqiptaret.
      Pervec nxitjes se dhunes nuk shoh asnje mesazh pozitiv nga ky merhum.

  2. Kjo puna e opozitës më sjell ndër mend pavarësinë e Shqipërisë.

    Nga të gjitha shtetet ballkanike Shqipëria do ta merrte pavarësinë e fundit, rret 100 vjet më vonë, sepse shtresa apo klasa drejtuese e shqiptarëve ishin të lidhura me interesa ekonomike e politike me Perandorinë Osmane, dhe të ndërmerrje veprime për pavarësinë e Shqipërisë do të thoshte të hiqnin dorë nga privilegjet që gëzonin nën perandorinë, nuk ishte shtresë shoqërore e mbështeur në zhvillimin e ekonomisë në vend, pra një lloj borgjezie prodhuese. por ishte përfituese nga ekzistenca e vetë perandorisë.

    E njëjta situatë është edhe sot.

    Drejtuesit politikë janë profesionistë politikë dhe kanë formuar shtresën e tyre që drejton Shqipërinë me rotacion, sipas zgjedhjeve.

    As Luli e as Meta nuk duan të rezikojnë të ndërmarin një veprim të fortë opozitar, se kanë frikë!!!!! se ndërkombëtarët do ti dënojnë me mosmbështetje nqs ndërmarin veprime të tilla, ndërkohë privilegjet, edhe pse në opozitë i kanë me shumicë, prandaj duke qenë se nuk janë politikanë që të paktën të kenë ndonjë ide origjinale për ta ngritur këtë vend që po dërmohet çdo ditë që kalon, rrinë me mendimin që më mirë të rruajnë privilegjet se sa të ndërmarrin reziqe, pa e çarë kokën shumë se njerëzve u ka ardhur aty ku nuk mba më.
    Por edhe nqs shumë njerëz nuk kanë problem ekonominë, por ndjehen të marrë për budallenj kur gjithfarë krimineli e injoranti me shkolla part time marin poste të larta për të marrë rroga të larta, se për punë janë nula.
    Në kohën e enverit të paktën kishte diçka më të mirë, drejtimi bëhej nga 2 persona, i pari drejtori ishte drejtues teknik i ndërmarjes, i dyti sekretari byrosë kishte drejtimin dhe edukimin politik të punëtorëve, dhe në një farë mënyre kishte një lloj autonomie në vendimmarrje, ndryshe nga sot kur injorantët drejtojnë në çdo fushë.
    Vetëm për këtë dhe asnjë arsye tjetër, pavarësisht se ka me dhjetra arsye të tjera shqiptarët duhet të ngrihen e ta shporrin këtë monstër qeverisje e krxeministri langaraq.

    1. Vdekje- shume dakort per komunistat dhe rilindasit e miladin popovicit. 🙂 e njejta kaste na qeveris qe pas 1945 me ak ndryshime kozmetike ne pamje por ne model identik.

      Basha eshte Lideri i Opozites pa asnje dyshim . Meta nuk perfaqeson dot te djathen pervecse skraprlinjve dhe konjukturave neper deget e ps apo pd neper rrethe, dhe as me shume e as me pa eshte kryetar i forte por pa ate LSI nuk funksionon dot

      Basha nuk eshte Berisha apo model lideri karizmatik e i forte. Eshte udheheqes i nje modeli te ri, te shkeputur nga krimi dhe dhuna publikisht . Si gjithmone mentaliteti shqiptar kerkojne gjera te pamundura perndryshe nuk ben. jemi te fiksuar me modelin e liderit Hero!
      Nderkohe heronjte e shqiperise nga Enver Hoxha koci xoxe mehmet shehu kadri hasbiu beqir balluu etj kane qene kriminel, vrases te paskrupujt ne funksion te pushtetit te tyre.

      Berisha si perjashtim ngjante me heronjte lidere te te komunizmit vetem se ishte kunder tyre por jo nje i djathte tipik.
      Rama eshte nje palaco lider kontigjent krimi ordiner qe ska stature lideri por te nje karagjozi kapricioz , Meta i ngjan e shume Bersihes si lider i forte

      Basha eshte modeli europian , dmth dhe perfshin jo-dhunen, qe eshte sakrilegj ne shqiperi . dhuna eshte nje nga vlerat kryesore te liderive qe kerkon mentatileti shqiptar.

      Eshte mese e vertete qe asnjeri nga keta te dy, Basha dhe Meta, nuk do ta prishin me nderkombetaret edhe pse keta nderkombetare jane ne zbatim te planit per dobesim te faktorit shqiptare ne ballkan.

      Dobesimi i institucioneve behet me mire me Ramen sesa me Bashen. Kriminalizimi i shoqerise behet me lehte me Ramen se me Bashen , Kanabizimi behet me lehte me Ramen se me Bashen

      Basha mori nje veprim te fuqishem opazitar dri ne 30 Qershor , ur te gjithe nderkombetaret pranuan pa TURP zgjedhje nje partiake, nje parlaemnt gjysmak, nje qeveri te kriminalizuar , nje kryeminister qe u kap me ze dhe figure duke vjedhur vota ne te gjithe shqiperine ministra te brendshem te hequr per arsey inkriminimi vetjak apo familjar, dhe nej reforme shkaterrimatre ne Drejtesi me baba nje hetues te komunizmit dhe finacuar dhe ideuar nga fondacioni Soros me paret e ambasades ameriane ne shqiperi .
      Keta nderkombetare shume paster i thane bashes qe ne jemi me Ramen dhe pune e madhe fort per institucionet demokracine kriminilazimin e shtetit, korrupsionin galopant etj.

      Nderkombetaret jane kunder faktorit shqiptar ne ballkan. u duhen lidere shqiptare qe tu thone po, dhe pastaj po keta nderobetare na hien si kampione te demokracise, apo per te drejtat e romve dhe LGBT kur ne fakt shqiperia eshte vendi me i hajrit per jevgjit lgbt fene etj, as kemi pasur noi her noi problem, gjithmone ka qene episode dhe asnjehere e organizar apo tipar dallues.

      Kur nderkombetaret jo vetem qe nuk e mbeshtesin opaziten por mbeshtetin Ramen, ca duhet te beje Basha??
      kete qe po ben, esehte aktiv cdo dite me denoncime konrete , jo ramiste te tipit hap utite ose largohu apo fajin e a saliu . Opozita perdite denocnon dhe propozon. Por shqiptaret kane qejf dhunen dhe revolucionin, dhe Rama me propaganden e tij pierisht kete frymezon, debilikun dhe aspak mencurine, dhunen abuzimin krimin dhe aspak punen e ndershme djersen dhe mundin.

      Basha po e thote troc qe sjam Hero, jam lider per politike, jo revoucion
      por kur politiken ta ben ambasadori Lu Vlahutin dhe Mogherini me Knutin , Mathew Palmer dhe Soreca atehere jo vetem qe je ne disavantazh me Ramen por rezultatin e kane paracakatuar, Rama ,edhe pse vodhi zgjedhjet dhe u vertetua publikisht, edhe ne media europinae si BILD, kjo sberi asnje ndryshim per zyrat e huaja as per mabsadt e BE dhe USA edhe pse i dine fare mire se ca behet e ca ndodh ne Shqiperi.

      Arriten deri aty sa te thonin mos protestoni!!!

      Kjo mbeshtetje behet pikerisht per te dobesuar faktorin shqiptar pas pavaresise se kosoves dhe perparimit ne maqedoni. Po te vini re ne kosove dhe shqiperi mbeshteten lidere te korruptuar ndersa ne Maqedoni faktorin e shqiptar e zvogeluan. duke krijuar parti te reja dhe votuar per LSDM
      Si gjithmone te majtet shqiptare qe nga PKJ e PSH ne 1945 kane qene gjithmone bashkepunetoret me te mire te armiqve te Shqiperise dhe Shqiptareve.

      Praktiisht ne shqiperi nuk ka shtet te se drejtes por shtet te Rames dhe ata qe jane kunder tij jane te rrezikuar me shkaterrimin e pasurise demtimin e prones, strehes, heqje nga puna , mbi taksime, gjobevenie, banda riminale etj, pra me dhunimin e te drejtave me bazike te njeriut. nese me pare ishte nje bashkejetese mes padretjesive dhe drejtesise sot ka mbizoterim te padrejtesive dhe nje nenshtrim te plote .
      Por populli vezhderr dhe mentaliteti komunist i marketuar cdo dite nga qeveria e Rames i ben krahasimet me kohen e enver hoxhes kur skishte as me honger e as flisje dot, se te priste plumbi ose spaci.
      sot pumbi dhe spaci sjane larg por deri diku kan me honger dhe deri diku flet , por flet kot

      keshtu qe Vdekje Komunisteve te Popovicit dhe sherbetoereve Sigurimso-Rilindas.

  3. Bushati eshte nga te paktit analiste kurajoz dhe i paanshem. Edhe une dola ne mitingun e Metes por kurrsesi per te, por kunder Rames dhe nevojes per te kundershtuar qeverisjen poshtruese dhe autokratike te tij. Meta eshte prototip i politikanit te korruptuar dhe te paskrupull dhe LSI produkt i tij modeli me i keq politik i ketyre 30 viteve demokraci, Jam i njemendje me Bushatin se tulatja dhe terheqja e Bashes nga politika e protestave antiregjim, qofte edhe me bekimin e protektoreve nderkombetare, eshte vrastare per demokracine dhe ardhmerine e popullit opozitar. Nese Rama do lihet i patrazuar ne politiken e tij diabolike, rreziku qe ai se bashku me aleancen e qelbesirave shqiptare e nderkombetare te fitoje edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare do jete fatal.

  4. lesh ando lesh
    likja e luli jane si muti me kaken. like floriri e lul mafishja nuk inspirojne njeri. jan shum te konsumuar
    duhen figura te reja

  5. Bushat e bere shkrimin e javes,ne fakt ishte rradha e shkullakut por sic duket ai eshte i zene me Kurtin ne Kosove.
    Cdo jave Bushat ti ben shkrim kunder Rames,shume mire,ajo eshte pozicioni yt dhe normal dikush duhet te thote ndonje gje qe psh. treni ka dhe kthesa dhe qe patatja mbillet ne toke etj etj te thena.
    Ti je dakort qe ne kete kohe epidemie dihet te jemi bashke por nuk duhet te jemi bashke,cfare flet,habitem qe ke nje kontradikte te madhe,vetem se duhet te jesh kundra.Ndoshta shkrimin e ka bere Shkullaku dhe perdor Bushat si pseudonim.,dobet shume dobet.
    Meta dihej qe pa filluar rebelimin kunder Rames do te bente paqe sepse hajduteria i bashkon te gjithe(Monika ka rene squk).
    Merru pak me Kurtin se ka ngelur vetem,asnje nuk do te beje aleance me te.Humbes ka ngelur eshe pa ty Kurti ,eshte shembulli me i mire i arrogances dhe veteflijimit por jo i popullit kosovar.

  6. Niveli dhe finesa e artikulimit politik te Kurtit eshte impresionuese. Kurti nuk ngjason me asnje nga lloji bajat i politikanit shqiptar andej dhe kendej kufirit, prandaj po solmohet kaq eger nga “rraqet e vjetra” te tregut politik.

  7. Jemi në luftë me shumë armiq: me Corona Ramën, me corona virusin, me Metën e me Rucin. Ata që, herëpashere ndryshojnë qëndrim e drejtim, që 1 Prillin e kanë kujtim, nuk kanë sesi të mos ulin armët e të bëjnë paqtim. Ai që gjithë jetën ka bërë dredha e zig-zake, nuk mund të ndryshojë, mutacioni gjithë jetën do ta shoqërojë, por 1 Prillin , kurrë s’do ta harrojë. Dikush 1 Prill e ka gjithmonë. Aspak besim, aspak qetësi derisa të shporren këta që gjithë jetën do ta kalojnë me hipokrizi.

  8. Levdata per meten se na organizoi ate miting, duket qe e tere merita ti konsiderohet atije,,, Kjo paksa e cuditeshme, sepse pjesemarrja ishte opozitare dhe jo simpatia per Meten, apo trimerite e tija ne thonjeza ndaj rregjimit Rama, qe ka deformuar cdo rregull demokratik vetem per partine e tije te qelbesirave.Meta ka dhene prova qe eshte i pa bese, e konjuktural per interesat e tije, apo te partise qe perfaqesonte, prandaj ky eshte rreziku i politikes se soteme, rreshqitja e Metes, e jo e opozites qe mbushi piacen para zyres se tije. Meta ndryshon shume me gufosjen e per ato qe thote, sepse shihet qe meshume sot si mbrojtes i kushtetutes, kur ate e kane bere cope, se sa denigrimin shteteror ekonomik, e politik qe kane bere qelbesirat hibride rilindase. Mbase edhe i pelqen paksa, sepse e kane nje damare te perbashket. Por qe te futet ne mes tyre opozita me duket sikur ne ngaterresat e Rames e gjoja te Metes, faijn na e paska opozita, e ketu ne kete rromuz duhet ndalur sepse kjo lloje politike e anarshise qe nuk e dime se ku te mbeshtetemi, dhe s;dime si te veprojme, eshte baraz me ilacin e gjumesise, sepse eshte sikur u thua popullit, me mire mbani mafiozin, e drogmenin hajdut qe na rrjep. se sa opozitaret. Kjo eshte ti shuhet shpresa te vuajturve per dite me te mira, e per rrevolte ndaj ketij pushteti te mizerjes.

  9. O Bushat,kur do ta kuptosh ti dhe Berisha qe pushteti merret me vote e jo me revolucion dhe opozita duhet tju shpalosi Shqiptarve nje program dinjitoz dhe bindes per te qene te besueshem se do qeverisin ndryshe perndryshe Rama do dali ne pension kryeminister…

  10. BUSHAT ME TE VERTET OPOZITA PO BIE PREH E ILIR DHE MONIKES POR ME E RREZIKSHME MU DUK MBREM NE EMISJONIN E CANIT ZONE E LIRE PRA CANI CURRI PLUMI E PIERO QE NA KA MBIER NE BARK BASHKE ME RAMEN PREGATITEN MMREM NJE VIDEOLOJ ME NJE BILAL TE DYTE NE AMERIK ME SKAJP DHE E BENE NE ATE FORME QE AMERIKA ISHTE 1000 VITE PAS NESH DHE ATA DUHET TE MARRIN TEK NE MESIME PRA TEK PIPEORO AI TEOLOGU SEFOLI FARE NE ATE PJES NUK BERI PYETJE U ZIMTUAR POR NUK BERI ASNJE PYETJE PRA RIKTHIM NE KOMUNIZEM PIPERO NUK PATI NEVOJ TI KERKOJE GJE MINISTRES SEPSI SIPAS ATI HIPOKRITI I KISHTE KUSHTET E PLOYESUARE.PO ATY NUK U PYET PER NEVOJAT PERSONALE SE AI ESHTE NE RREGULL PO PER SPITALIN CJANE KETA HIPOKRIT QE I LESHOJNE HI SIVE KETIJ POPULLI ZOTI U ARDHET HAKUT NGA TAKSAT E KETIJ POPULLI.

  11. Dhe sido qe te perfolet, Basha nga kultura, e pergatitja intelektuale eshte shume here me lart se nje bojaxhi, me shkohe zanati, dhe asgje me teper, por jeten politike e ka nga shejtani, e geni i fisit per te diktuar e jo drejtuar, kurse per presidentin, ka jetegjatesi politike, me mbeturina herojsh komunistesh te hiperbolizuara, e karrierist i mesuar me konjuktura qe e kane ndihmuar ne opinion te brendeshem, e qe i kane mbetur akoma ne tiparet politike deri sa edhe partia meme e transformuar kerko ti haje koken. Pra, keta jane politikanet qe perfolen, por qe akoma midis nesh ka opinione e deshira per sistemin e kuqaleve qe jane e kane lene njolla ne demokracine tone te brishte. Duhet kuptuar mire e aredhmja, ne vlerat e ketyre politikaneve qe na shfaqen te forte, por qe duhet edhe diferenca, kete nuk e shohim ne disa mendime tendencioze ndaj opozites, sepse si e vetemja shprese ne permbysjen e pushteteve te tilla autoritare mbetet OPOZITA, qofte si qofte ajo, gjithsesi me mire, e me perpara do e coi opinionin e vendit nje hap me shume ne demokraci.

  12. Përse Berisha nuk e thyen vetë karantinën?Por ju thote ju shpellkareve e gjithollogeve si xixa e nuri,plotesojani idhullit tuaj salih dhe delni duke u puthur rrugeve te tirones per inat te rames dhe per qef te salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *