• |
ide | kryesore

“Duartrokitje, vërshëllima e këngë”: Gjermania i zbret tifozët të fushë me aplikacion

Sport



Ligat e mëdha po përgatiten për të nisur rrugëtimin e tyre, natyrisht pa tifozë, gjë që vështirë se mund të krijojë entuziazmin e zakonshëm të një ndeshje futbolli. E për ta bërë sa më reale ndeshjen, për të mos lënë asgjë të prishë emocionet e futbollit, në ndihmë të sportit vjen teknologjia. Kompania informatike gjermane Herzensverk po punon këto ditë për krijimin e aplikacionit të quajtur MeinApplaus, nëpërmjet të cilit tifozët që do të jenë duke parë ndeshjet nëpërmjet ekranit do të kenë mundësi të bashkëveprojnë në kohë reale me foninë e stadiumit.

Vetëm të abonuarit e ekipeve respektivë do të kenë mundësinë të zgjedhin një nga katër opsionet: duatrokitje, vërshëllima, këngë të ndryshme ose festime kur bëhet gol. Të gjithë këto reagime në momentin që do të shypen nga tifozët, do të lëshojnë tinguj të fortë nga bokset e vendosura në stadiume. Në këtë formë lojtarët do të kenë mundësi të dëgjojnë përkrahjen e tifozëve të tyre edhe pse nuk do të jenë të pranishëm fizikisht.

Viktor Mraz, i cili është përgjegjës për zhvillimin e këtij projekti, është takuar me disa klube të Bundesliga të cilët kanë qenë dakord, por tani pritet që edhe Federata gjermane e futbollit të mbështesë këtë iniciativë të re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *