• |
ide | kryesore

Ideja “e çmendur” e Trump për të luftuar koronavirusin

Planet



Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar nga komuniteti mjekësor pasi sugjeroi kërkime nëse koronavirusi mund të mjekohet duke injektuar dezinfektues në trup. Ai gjithashtu dukej se do propozonte edhe idenë e trajtimit me dritë ultraviolet tek pacientët, një ide e hedhur poshtë nga një mjek në konferencë. Një tjetër prej zyrtarëve të tij kishte thënë më herët se rrezet e diellit dhe dezinfektuesi ishin të njohur për të vrarë infeksionin.

“Pra, duke supozuar se goditëm trupin me një dritë të jashtëzakonshme – qoftë ultravjollcë apo thjesht dritë shumë e fuqishme”, tha presidenti, duke iu drejtuar Dr. Deborah Birx, koordinatores së përgjigjes së koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, “dhe unë mendoj se ju thatë se kjo gjë nuk është bërë, por ju do të provoni atë”.

“Dhe atëherë unë thashë, duke supozuar se sollët dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe unë mendoj se keni thënë që do të provoni edhe këtë. Tingëllon interesante,” presidenti vazhdoi.

“Dezinfektuesi. Një minutë. A ka ndonjë mënyrë që të mund të bëjmë diçka të tillë, me injeksion brenda ose pothuajse pastrim?

“Kështu që do të ishte interesante ta kontrollosh këtë.”

Por nga ana tjetër mjekët paralajmëruan që idea e presidentit mund të ketë rezultate fatale./tch/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *