• |
ide | kryesore

Juventus gati ti rrëmbejë Thomas Atletico Madrid: bardhezinjtë do paguajë klauzolën

Sport



Një tjetër klub regjistrohet në listën e pretendentëve për Thomas të Atletico Madrid. Sipas asaj që bën të ditur Marca, në fakt, Juventus ka nisur fuqishëm interesimin për mesfushorin ganez, ende larg rinovimit me klubin spanjoll. Futbollisti është në skadencë në 2023, por rinovimi me klauzolën e re për zgjidhjen e kontratës nuk po vjen. Një situatë që ka nxitur oreksin e shumë skuadrave, mes të cilave edhe Roma, Inter, Arsenal e Manchester United.

Statistikat mënjanë, Thomas është ndër lojtarët më të përdorur nga Simeone (2.859 minuti, vetëm pas Saul e Oblak), por edhe ndër ata me pagën më të ulët në organikë. Një gjë që vazhdon të krijojë zëra në merkato në lidhje me të ardhmen e Thomas që, natyrisht ka tërhequr interesimin e skuadrave të rëndësishme në kërkim të përforcimeve në mesfushë. Sipas asaj që sqaron Marca, në fakt, Juventus është gati të nisë sulmin për ganezin duke paguar klauzolën prej 50 milionë për të bllokur konkurencën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *