• |
ide | kryesore

Lubonja: Pse Meta u bë njësh me masat e jashtëzakonshme të Ramës

-Instant, Kryesore, Lajme



Juristët e Presidentit Meta, të cilët para disa kohësh kanë kthyer mbrapsht, me argumentime mjaft të detajuara dhe bindëse, një pjesë të mirë ligjesh të hartuara nga juristët rilindës, nuk u shfaqën kësaj here kur Presidenti miratoi ndryshimet në Kodin Penal të aprovuara në situatë të jashtëzakonshme, megjithë kritikat e shumta për këtë edhe nga Avokati i Popullit.

Shpjegimi politik që na erdhi është se jemi në gjendje të jashtëzakonshme, që kërkon një pozicion sa më të përgjegjshëm ndaj qeverisë; shpjegimi juridik: se maxhoranca i mori parasysh vërejtjet e Presidentit lidhur me këto amendamente. Por ne nuk mund të kemi kujtesë aq të shkurtër, sa të harrojmë se në fazën e parë të kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, Meta i bëri karshillëk të hapur Ramës. Po ashtu, ne dimë se procedura kërkon që ligjet t’i shkojnë Presidentit pasi aprovohen nga Parlamenti, kurse në këtë rast Presidenti u soll sikur të ishte këshilltar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndoshta e kam gabim, kur bashkohem me ata që mendojnë se (edhe) miratimi kësisoj i këtyre ndryshimeve në Kodin Penal na çon te dyshimet e përfolura për një pakt jotransparent Rama–Meta, por gjithsesi, do të doja t’u drejtoja disa pyetje juristëve të Presidentit me shpresë se do të m’i davarisnin këto dyshime.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Çorientimi i opozitarizmit, Basha apo Meta?

Kodit Penal i janë shtuar dy nene: ai 242/1 dhe ai 89/b). Për sqarim të lexuesit, neni 242 i Kodit Penal ka të bëjë me mosbindjen ndaj urdhrit të ligjshëm të Policisë, kurse neni 242/1 është për: “Moszbatimin e masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Neni 89 ka të bëjë me plagosjen me dashje, ndërsa 89/b ka të bëjë me “Përhapjen e sëmundjeve infektive.

Një vërejtje është se, nga sa e njoh Kodin Penal, fraksionet zakonisht kanë një lidhje organike me nenin që ka po atë numër bazë, kurse këto fraksione më duken pak si një trup i futur jo në vendin e duhur. Por nuk është kjo më e rëndësishmja. E vura në dukje, sepse për mua kjo flet për ngutshmëri dhe mungesë profesionalizmi, ndërkohë që Kodet Penale nuk janë gjëra që bëhen sot për nesër, por dokumente që mbeten e flasin për seriozitetin e një shteti.

Por le të kaloj te problemet kryesore që shoh tek këto amendamente.

Në paragrafin e parë të nenit 242/1 thuhet: “Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj”.

Kushdo që ka një minimum arsyeje, nënkupton se në “aktet ligjore apo nënligjore […] në funksion të gjendjes së epidemisë” duhet të hyjnë edhe karantina, edhe ndalimi i ushtrimit të aktiviteteve të ndryshme e shumë të tjera si këto. Mirëpo, ligjvënësit tanë nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë shtuar një paragraf të dytë që thotë:

“Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vjet”.

I pyes juristët e Presidencës: Pse duhet veçuar aktiviteti tregtar në këtë nen? Ka edhe aktivitete të tjera që nuk lidhen me tregtinë, që mund të vënë në rrezik jetët e njerëzve në një gjendje epidemie: p.sh. kur dikush mund të bëjë një festë ditëlindjeje dhe të mbledhë të gjithë miqtë, të organizojë një ndeshje futbolli, të bëjë një meshë apo predikim në xhami, të vazhdojë të mbajë hapur një aktivitet jofitimprurës etj., si këto? Megjithatë, edhe kjo vërejtje mbetet tek ato, që për mua tregojnë mungesë serioziteti. Ajo që më godet për qëllimshmëri të mbrapshtë dhe antiligjore është ballafaqimi i këtyre dy paragrafëve me paragrafin e tretë, ku kanë futur karantinimin:

“Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet”.

Dy gjëra vihen re kur bën këtë ballafaqim:

Së pari, a nuk kemi këtu një kontradiktë brenda të njëjtit ligj? Imagjinoni një person që ka dalë nga shtëpia për të hedhur plehrat jashtë orës që i ka përcaktuar Policia për të dalë nga shtëpia. Për këtë krim, të parashikuar nga i njëjti nen 242/1, ai mund të dënohet me dy mënyra të ndryshme. Nëse gjyqtari vlerëson se karantinimi hyn në aktet ligjore dhe joligjore, duhet ta pyesë personin nëse ndaj tij është marrë më parë një masë administrative. Nëse përgjigjja është “jo”, duhet ta lërë të lirë dhe nëse është “po”, duhet t’i përcaktojë një masë dënimi nga gjobë, deri në 6 muaj burg. Kurse, nëse i referohet pjesës së fundit të ligjit, duhet ta dënojë direkt nga 2 deri në 3 vjet, pa pasur nevojë të dijë nëse ka marrë ndonjë masë administrative.

Së dyti: vini re mungesën e proporcionalitetit. Gjynahqarit, që kapet duke hedhur plehrat në kazanin e bashkisë jashtë orarit, i fillon dënimi minimal atje ku i mbaron maksimali (2 vjet) një personi apo grupi personash, të cilët hapin kundër një akti ligjor që ka të bëjë me epideminë restorantin apo kinemanë, duke rrezikuar jetën e shumë njerëzve.

Por ka edhe më keq për sa i përket mungesës së proporcionalitetit te këto amendamente.

Në paragrafin e parë 89/b thuhet: “Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes, apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet”.

Vini re: gjynahqari që ka hedhur në kazanin e bashkisë plehrat e në orën e gabuar, mund të marrë gati të njëjtin dënim (2-3 vjet) me një person që vë në jetë planin makabër për të infektuar një grup njerëzish në një restorant, kinema a ku di unë (2–5 vjet).

Presidenti dhe juristët e tij kanë të drejtë kur na thonë se kanë miratuar një ligj(atë 89/b) në norma europiane për sa i përket masës së dënimit për krimin e përhapjes së epidemisë me dashje. Po ku qëndron lepuri në këtë histori, që Presidenti nuk e përmend? Sipas meje, kjo paçavure juridike është bërë për të futur sa më shpejt në Kodin Penal atë pjesën e nenit 242/1, që dënon nga 2 deri në 3 vjet qytetarët që dalin pa lejen e Policisë nga arresti shtëpiak i imponuar pa asnjë vendim gjykate, i cili, sipas meje, është edhe në shkelje të Kushtetutës. Mos harroni se një mendje e sëmurë rilindëse propozoi që ky dënim të shkonte deri në 15 vjet. Edhe kërkesa e Shqipërisë për dalje nga detyrimet që i përcakton Këshilli i Europës, për mua ka të bëjë me ligje, akte ligjore e nënligjore kësisoj, që po miratohen duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme.

Uroj që juristët e Presidentit të më bindin se kam gabuar, por deri tani vazhdoj të mendoj se këtë vërejtje që bëra nuk vjen nga mungesa e profesionalitetit në mbrojtje të Kushtetutës, por nga vullnete politike jotransparente ndaj publikut.

“Panorama.al’



15 Comments

  1. Megjithse nuk kam konsiderate , per Lubonjen (si instruktuar po ) si per shume te tjere kanaliste ( e di qe Tozi mund te thote kujt i plasi per ty ) Desha ti bej nje pyrtje: Dini ju i dhashur tozi te kete bere ndonje gje te drejte dhe llogjike per veç vjedhejes shkaterrimit ky doç?- Nese e dini shkruani per te honoraret! E nese e dini, e beni sikur nuk e dini, jeni ne te njeten vathe!

  2. PAVARESISHT LUHATJEVE TAKTIKE SA MAJTAS- DJATHTAS LIKJA ESHTE ORIENTUAR SHUME

    MIRE DREJT ITAKES SE TIJ QE ESHTE PARAJA DHE PUSHTETI.

  3. Ligji i ri për Dosjet në Kuvend/ Përjashtohet Sali Berisha nga politika. Kategoritë e tjera që ‘digjen’ për të shkuarën komuniste,dhe nje here tjeter eshte iniciuar ky ligji per dekomunstizimit nga mesila doda por u hodh poshte nga pd e salihut,te shohim cfare do ndodhe kete here,ligji eshte ne kuvend,per ty o Juristi me i ri I portHaleve e tv te kapura nga rama

  4. Ky vend përgjatë 3 dekadave, është tronditur, është dhunuar, është grabitur, është shpërfytyruar, dhe është goditur nga themelet, janë njollosur betejat dhe historia, janë shitur dhe vjedhur dituria dhe pasuria. Kjo kohë (koha e demokracisë) i ndau tashmë, në miq dhe të liq, në zullumqarë dhe hokatarë, në patriotë dhe tradhëtarë, në mirëbërës dhe taksidarë, në të shitur dhe barbarë, duke ruajtur padyshim mes këtij kaosi edhe vlera njerëzore.

  5. z. Lubonja nuk ka nevoje tu besh pyetje juristeve sepse ai u duk qe dje ne syri tv.me ate fytyren e ndyre si meit i pacipe .pa moral zvarranik i pabese qe u dredhoi te gjitha pytjeve .dje ai ishte sozia ose identifikohej lehte fare si perfaqesues i denje i rames .mona ka qe kur ka filluar karantina nuk e kemi pare per te reflektuar per asnje korrupsion te bandes rama pervecese ne 12 banjat e haremit dhe kuzhinen e kusarit te pangopur meta dhe bullistet e bullistet e shpifur qe kane pjell duke ngrene djathin danez sebashku me lakuriqet e korones.tamam dreka e ngjalave me nar koken e koqo kokedhimen .historia e tije eshte kusarllek e pabesi.

  6. Janë një sërë faktesh mjaft kokëforta, të cilat ne po i rendisim një nga një. Këto jo si akuza ndaj kreut të Republikës së re, Lulzim Basha për lidhje me rusët, por çuditërisht Lulit i ndodh gjithmonë, që sapo vepron ai të dalë një rus nga pas.

    Ndoshta “dashurinë” për rusët e ka të madhe, të vjetër dhe ndonjëherë ai “rrëshket” si pa dashje, pa kuptuar.

    Le ta fillojmë nga çadra e vitit 2017, fotoja me presidentin e SHBA, Donald Trump, pagesa 1 milion e 25 mijë dollarë, në skemën e derdhjes së parave tek Nick Muzin. Kjo e deklaruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, dhe ku dilte kompania Binniata Trade, e cila ishte me pronarë rusë.

    Gjatë historisë politike të Lulzim Bashës është një tjetër personazh i përfshirë në skandalet e tij në lidhje me rusët. Bëhet fjalë për shtetasin Ekim Alptekin, një person i kërkuar nga FBI-ja. Lulzim Basha është kumbar i dasmës së tij dhe në foton më poshtë tregohet sesi Luli i jep “bekimin”e martesës. Basha e ka pranuar se e njeh dhe që e ka mik.

    Alptekin së bashku me disa rusë janë përfshirë në hetimet e FBI-së, deri dhe te këshilltari Flyn dhe presidenti Trump, dhe është akuzuar për komplot me rusët.

    Rasti i tretë është marëveshja e Lulzim Bashës dhe financimi i një kompanie lobiste e cila përfundoi me largimin e ambasadores së emëruar në Shqipëri, e cila ishte një eksperte mjaft e mirë e çështjeve ruse.

    Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec.

    Në atë kohë, Basha, nëpërmjet kësaj komoanie lobimi, bëri një betejë kundër saj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe më pas ajo nuk erdhi në Tiranë.

    Ky është rasti ku Lulzim Basha lufton kundër një personazhi që njeh mjaft mirë çështjet e Rusisë dhe ndaj së cilës duhet të ketë pasur jo pak frikë.

    E katërta në radhë vjen djegia e mandateve. Kujtojmë këtu telefonatën e deklaruar nga zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, i cili i kërkoi Lulzim Bashës të mos digjte mandatet, port ë ndiqte rrugën ligjore. Pasi Ballkani po destabilizohej dhe kishte disa forca që po e kryenin këtë veprim. Kujtojmë këtu edhe situatën në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, etj.

    Por, Lulzim Basha refuzoi duke thënë se është një forcë tjetër madhore dhe se tashmë vendimi ishte marrë.
    Por, kush ishte “forca madhore” për të cilën fliste Basha? Mos ishin rusët? Kush e pengonte Lulin të tërhiqej nga vendimi për të djegur mandatet?

    Dhe së fundi, sërish e “rastësishme” është edhe kompania Sonoran Policy Group, LLC, e cila është bazëkontraktore e diktatorit Maduro në Venezuelë, i cili mbështetet publikisht dhe financiarisht nga rusia.

    Të gjitha këto fakte të përmendura më sipër janë të pranuara publikisht nga Lulzim Basha dhe janë me prova. Që nga fotoja e presidenti Trump dhe pagesa, tek ambasadorja që u refuzua, tek djegia e mandateve dhe telefonata me Palmer e pranuar, tek kontrata e publikuar së fundi ku del Maduro.

    Pra, të gjitha janë fakte të pakontestueshme. Të rastësishme apo jo se dalin rusët nga pas, kjo mund t’i ndodhë vetëm Lulzim Bashës së Republikës së re. Se kur del një herë rusi nga pas mund të jetë rastësi, por kur ndodh oesë herë në një periudhë jo më shumë se tre vite nuk është më e rastësishme.

    Ndoshta Luli nuk i dashuron shumë rusët, kanë më shumë ata dashuri për të. Por, faktet janë fakte. Provat janë prova. Lulzim Basha ka më shumë se pesë raste të lidhura direkt dhe indirekt me faktorët politik të Rusisë

    1. Ke shume te drejte o i paemer. Keta politikanet tone jo vetem qe paguajne me leket e shqiptareve cdo lobim qe bejne, por arrijne deri aty sa te behen edhe homoseksuale e te paraqiten si gra pasi kane paguar 80 mije usd per nje foto

  7. Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, më 13 mars të vitit 1998 realizoi një vizitë katër ditore në Izrael. Pritja për Nanon ka qënë e shkëlqyer, si për të gjithë kryeministrat shqiptarë.

    Të cilët kanë përfituar shumë nga akti heroik i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që përkundër reprezaljeve të nazistëve gjermanë, nuk dorëzuan asnjë hebre. Për këtë arsye shqiptarët në sytë e izraelitëve dhe urdhëheqësve të tyre janë miqtë më të mirë, të provuar në kohërat më të vështira.

    Nano u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërsa sipas axhendës kreu i qeverisë shqiptare në atë kohë ka realizuar dhe një takim me kreun e palestinezëve, Jasser Arafat.

    Por përtej nënshkrimit të marrëveshjeve dhe takimeve të përzemërta, vizita e Nanos në Izrael i tejkaloi limitet e asaj çka u tha zyrtarisht. Mësohet se ndër takimet më të rëndësishme ka qënë ai me përfaqësuesit e shërbimit inteligjent izraelit, Modad-it të famshëm. Kreu i qeverisë shqiptare në këtë kohë shoqërohej nga njerëzit e inteligjencës shqiptare. Ndonëse nuk është bërë prezent emri i kreut të SHISH në përbërjen e delegacionit zyrtar të kryesuar nga kryeministri, pjesën teknike të takimit për palën shqiptare e ka udhëhequr pikërisht Fatos Klosi.

    Gjithë takimi është mbuluar nën “ombrellën” e bisedimeve për historinë e lashtë të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrejve apo mes shqiptarëve dhe palestinezëve. Biseda ka qënë konkrete dhe kishte të bënte me dosjen e lidhjeve islamike të Bashkim Gazidedes, sa kohë ka qënë në krye të shërbimit sekret shqiptar.

    Fatos Klosi i mbështetur nga shërbimet inteligjente amerikane kishte nisur aksionin e zhbërjes së të gjitha celulave islamike të ngritura që nga viti 1993 në Shqipëri, nën kujdesin personal të Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes. Për këtë arsye, sygjeruar dhe nga amerikanët, kreu i shërbimit sekret shqiptar kërkonte dosjet që zotëronte Mosad, për pjesën shqiptare të radikalëve islamikë. Ato që mund të jepeshin, natyrisht.

    Njëherësh u kërkua dhe vendndodhja e Gazidedes, për të cilin, sipas informacioneve të mjegullta që kishte shërbimi sekret shqiptar mendohej se ishte në Katar, ku jepte mësim në një medrese. Klosi bëri të qartë se zbulimi e ekstradimi i Gazidedes do zgjidhte shumë enigma për evidentimin e krerëve radikalë islamikë në Shqipëri. SHISH ishte zotuar para shërbimeve partnere për ekstradimin në SHBA apo dëbimin e tyre jashtë vendit.

    Ish-kreu i shërbimit sekret Gazidede kishte marrë ekstraktin e dosjeve e “fjalët-kyç” të tyre me vete në azil, çka e vështirësonte zbardhjen e ngjarjeve në Shqipëri e lidhjet me islamikët radikalë.

    Sipas burimeve, krerët e Mosad kanë qënë të rezervuar në dhënien e informacioneve të detajuara, por janë përqëndruar në faktin se Shqipëria ishte kthyer në një qendër e akomodimit e stërvitjes së radikalëve islamikë. Për më tepër kanë konfirmuar faktin se Osama Bin Laden, dhe jo vetëm ai si udhëheqës i terrorit, kanë qënë për shumë kohë në Shqipëri. Berisha e Gazidede kanë qënë mikpritës të tyre.

    Agjentët izraelitë të shërbimit sekret kanë zbardhur emrat e disa prej radikalëve islamikë që gjendeshin në Shqipëri dhe në ato momente, një pjesë e të cilëve më vonë u arrestuan, eleminuan, u dëbuan apo ekstraduan. Informacionet kishin zanafillën, sipas Mosad, nga interferimi i një agjenti të tyre, me origjinë spanjolle dhe që punonte si gazetar. Ai kishte pasur afinitet pranë Berishës dhe Gazidedes. Janë bërë të ditura dhe shumat e parave të lëvruara përmes fondacioneve islamike për ndërtimin e shkollave fetare, spitaleve e xhamive, pjesa më e madhe e të cilave ishin përvetësuar nga njerëzit e Berishës.

    Ndërkohë që përsa i përket vendndodhjes së Bashkim Gazidedes, Mosad ka bërë me dije se vetëm pak kohë ka qëndruar në Katar dhe Arabinë Saudite, duke shfrytëzuar lidhjet e krijuara me “bijtë e terrorit” gjatë kohës së qëndrimit si kryetar i SHIK. Por dhe kur ka qënë kreu i Lidhjes së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë.

    Shërbimi sekret izraelit i ka informuar partnerët shqiptarë se Gazidede gjendej në Turqi, dhe më saktë në kryeqytetin turk, Ankara. Vendndodhjen konkrete nuk e diskutuan. Këtë e konfirmuan burime nga ky takim mes shërbimeve sekrete shqiptare dhe izraelite në Tel Aviv.

    Kaq informacione mësohet se ka marrë kreu i SHIK dhe njerëzit që e shoqëronin në Izrael. Fatos Nanos i duhej shumë ekstradimi i Bashkim Gazidedes, pasi siç e ka deklaruar dhe vetë, hapja e gojës së ish-kreut të SHIK-ut do të mbyllte më shumë gojën e Sali Berishës, i cili po punonte me të gjitha mënyrat për ta rrëzuar nga pushteti. Gjë që e bëri më 14 shtator të po atij viti, përmes grushtit të dështuar të shtetit, pas vrasjes së Azem Hajdari para selisë së PD.

    Bashkim Gazidede, pavarësisht se jetonte i izoluar në Ankara, nuk u ekstradua asnjëherë në Shqipëri me gjithë kërkesat e Fatos Nanos. Ai u kthye vetëm me ardhjen në pushtet të Sali Berishës, për t’u ndarë nga jeta në mënyrë misterioze disa kohë më vonë. Mori me vete të gjitha sekretet dhe të vërtetat e tij dhe të pushtetit të Sali Berishës.

  8. Lulzim B. e pranon se gjithçka i duket surreale.

    “Më duket sikur u zgjova nga një gjumë i gjatë. Pastaj fjeta prapë. U çova, pashë sahatin dhe u ktheva nga ana tjetër. Nuk e di. Më vijnë rrotull ca dokumente të futura në një çantë, një shtëpi e verdhë… Prishtina, Mitrovica… Aeroporti i Rinasit. Rrezik kam qenë i dërguar special i Aeroportit të Rinasit në Aeroportin e Beogradit, ku ta dish! Sa bukur: I dërguar special…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *