• |
ide | kryesore

Rasti i rrallë i modeles/ E infektuar prej 58 ditësh, pozitive edhe pas 6 tamponësh

Lapsi Leaks



Po përjeton një makth modelja 23-vjeçare, Bianca Dobroiu që jeton në Bolonja. Në një rrëfim për “Resto del Carlino” ajo tregoi për ankthin që ka prej 58 ditësh. U shtrua në spitalin Sant’Orsola me temperaturë më 28 shkurt dhe në 10 mars u konsiderua “e shëruar” nga koronavirusi, por testimet vazhdojnë të dalin pozitive.

“Nga marsi jam mirë, por edhe pse kam bërë 6 tamponë, i fundit ishte në 16 prill jam ende pozitive dhe po qëndroj në karantinë pa takuar asnjë” – tha e reja.

Ajo jeton me nënën në një apartament, por është e detyruar të ndjekë rregulla të fortë edhe brenda shtëpisë.

“Me nënën alternohemi për çdo gjë. Edhe për të ngrënë e bëjmë me radhë. Është një makth. Nuk mund t’ja dal dot. Mezi po pres të dal jashtë vetëm një orë për të marrë pak ajër. Vetëm lexoj dhe shoh TV, por ka momente që e humbas durimin..

Për mjekët jam një rast që duhet studiuar, por unë dua përgjigje dhe të di se kur do të përfundojë. Për fat sëmundjen e pata të lehtë, por jam ende mbartëse dhe e infektuar.

Sa herë që bëj tamponin jam në ankth dhe pastaj vejn sërish rezultati që më rrëzon moralisht. Kur gjithçka të ketë marrë fund, do më duhet kohë të marr vetën” – thotë ajo. ©LAPSI.al

Io, ancora positiva al Coronavirus dopo 50 giorni" - Cronaca ... Coronavirus, Bianca Dobroiu la modella di Bologna positiva dopo 57 ...

The Italian model who keeps testing positive to coronavirus, two ...



2 Comments

  1. Kur lexova titullin me erdhi natyrshem komenti: E kush do donte ta linte trupin e saj? Pasi pashe fotot nderrova mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *