• |
ide | kryesore

Sarri zgjedh Jorginho: objektivi numër një për verën

Sport



Maurizio Sarri kërkon të afrojë rreth vetes lojtarët e tij të besuar. Pasi ndryshoi korsinë e Juventus nga Icardi drejt Milik dhe nxiti fantazinë e Mertens, tashmë një tjetër ish-napoletan është bërë objektivi kryesor i teknikut aktual të bardhezinjve. Jorginho është në mbyllje të aventuirës së tij në Londër me Chelsea, ku kishte ndjekur pikërisht teknikun. Italo-braziliani mendohet si pedina thelbësore për të zhvilluar futbollin e menduar nga tekniku bardhezi e pas një viti ndarje, kampionati i ardhshëm mund ti shohë përsëri bashkë tek Juventus.

Një vit nga krijimi i negociatave në aksin Torino-Londër, situata përsëritet, por mund të ketë një finale ndryshe në krahasim me 2019. Jorginho e Pjanic nuk mund të bashkëjetojnë në projektin taktik të Sarrit e pasi sezonin e kaluar palët u ndanë pikërisht nga kërkesa e pandryshueshme e Blues për të marrë boshnjakun, gjë që solli qendrimin e Jorginho në Stamford Bridge dhe rinovimin prej 6,5 milionë euro të bardhezinjve me Pjanic, në të ardhmen e afërt skenari mund të jetë ndryshe.

Menaxheri i Jorginho ka provuar të flasë për rinovim me Chelsea, për oferta të rëndëishme të marra nga klube të mëdha, por jo nga Juventus. Në realitet interesimi i bardhezinjve është i fortë e konkret e vetë lojtari do të kthehej me shumë dëshirë në Itali, si për të rigjetur trajnerin e preferuar, ashtu dhe për kombëtaren. Në idenë e Sarrit, Jorginho do të luajë përkrah Bentancur në mesfushë e italo-braziliani në këtë mënyrë është objektivi numër 1 për Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *