• |
ide | kryesore

Shuhet presidenti që solli Baggio-n e Signori-n: Bologna në zi për humbjen e Gazzoni-t

F1, Sport



Futbolli italian është në zi për vdekjen e Giuseppe Gazzoni Frascara. Sipërmarrësi, i sëmurë prej kohësh, është shuar në moshën 84 vjecare. Gazzoni ka qenë presidenti i Bologna nga qershori 1993 në shtator 2001. Rreth 10 vjet më parë ishte edhe sponsor i kuqebluve me markën Idrolitina. Ai mbajti pronësinë e shoqërisë deri në rënien në Serie B në 2005. Nga 2014 Gazzoni ishte emëruar president nderi I klubit.

Në tre vjet ai arriti të conte Bologna në Serie A nga Serie C pas sezoneve të vështira, duke evituar edhe falimentimin. Kishte marrë në skuadër kampionë si Roberto Baggio e Beppe Signori. Kujtohet edhe si një nga akuzuesit kryesorë të skandalit të Calciopoli.

KUJTIMI I KLUBIT BOLOGNA
“Protagonist i operacionit të shpëtimit me të cilin mori Bologna pas rrezikut të falimentimit, ndërtoi shoqërinë e skuadrën, duke arritur në kohë të shkurtër kategorinë elitare (fitore në kampionatet 1994-95 në C1 e 1995-96 në B) e i ngjiti kuqeblutë në majën e futbollit italian”. Kujtohen “blerjet e kampionëve si Baggio e Signori, fitorja e Kupës Intertoto në gushtin e 1998 – një titull në palmares që mungonte nga ’74 -, rigjeti pjesëmarrjet europiane me ecurinë e skuadrës së Mazzone deri në gjysëmfinale Uefa të 21 viteve më parë. Gazzoni – lexohet aty – ka rikthyer në Bologna entuziazmin e lojtarëve të mëdhenj, nga Pagliuca tek Andersson, nga Kolyvanov tek Cruz, e shumë të tjerë që kanë mbetur në zemrën e tuifozëve, me Ulivieri, Mazzone e Guidolin si timonierët kryesor në pankinë”. “Në vjeshtë 2001 – kujton Bologna – i shiti presidencën Renato Cipollini, duke mbetur pronar i Bfc për 4 vite të tjerë para se të kalonte në duart e Cazzola. Vazhdoi të punonte në rolin e presidentit të nderit nën drejtimin e Joey Saputo, duke treguar pjekuri e stil në panoramën e futbollit italian”. “E gjithë Bologna Fc 1909 – përfundon komunikata – merr pjesë në dhimbjen e familjes duke kujtuar me emocion Presidentin Gazzoni, që është future në historinë e Klubit tonë, duke kontribuuar në mënyrë vendimtare me punën e tij për ta kthyer të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *