• |
ide | kryesore

Si koronavirusi ndryshoi muajin e shenjtë për myslimanët

F1, Stil



E enjtja e 23 prillit shënoi nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për muslimanët në të gjithë botën. Duke qenë se të gjithë xhamitë dhe vendet e shenjta janë të mbyllura si pasojë e koronavirusit, festa këtë vit do të jetë ndryshe nga herët e tjera.

Zakonisht, gjatë këtij muaji komuniteti musliman mblidhet për të bërë lutjet e veçanta në xhami dhe më pas bëhen gati për të konsumuar “iftarin”, që përkon me orët e para të mëngjesit.

Këtë vit ky rit, përbën rrezik për përhapjen e virusit dhe shumë besimtarë e kanë quajtur si moment të trishtë në historinë e Islamit.

Çfarë traditash kanë ndryshuar për shkak të pandemisë?

Ramazani zakonisht fillon mbrëmjen e 23 prillit dhe vazhdon deri më 23 maj. Gjatë periudhës 30 ditore, muslimanët agjërojnë. Ata mund të hanë para se dielli të lindë dhe pasi muzgu të ketë rënë.

Agjërimi konsiderohet si proces shpirtëror që ndihmon njeriun/besimtarin të pastrojë trupin dhe mendjen nga “mëkatet”.

Kryesisht, 2 vaktet shijohen në grupe të mëdha familjesh dhe miqsh, por këtë vit tradita s’mund të ndiqet.

Vendet e shenjta përfshi Mekën dhe Medinën në Arabinë Saudite (që çdo vit presin me miliona vizitorë) janë bosh si asnjëherë më parë pasi autoritetet i kanë kërkuar besimtarëve t’i kryejnë lutjet e tyre në shtëpi.

Xhamia Al-Aqsa, në Jerusalem, (vendi i tretë më i shenjtë i Islamit) do të qëndrojë e mbyllur përgjatë gjithë ditëve të Ramazanit, duke i kërkuar njerëzve të fokusohen tek lutjet individuale dhe të gjejnë paqen brenda vetes gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Eid al-Fitr, dita e fundit e Ramazanit konsiderohet si një nga ditët më të rëndësishme për muslimanët, që përkon me fundin e periudhës së agjërimit. Në kushte normale, atë ditë besimtarët mblidhen në xhamia ose hapësira të mëdha dhe nisin me lutjet e veçanta që zakonisht ndiqen nga një mëngjes- vakti i tyre i parë gjatë ditës pas një muaji.

Zakonisht shkënbehen dhurata dhe dhurohen të holla e cila është gjithashtu një praktikë e zakonshme. Një zakon tjetër përfshin dhurimin e rrobave të reja e cila shënon një përtëritje shpirtërore.

Hind Makki, një arsimtare ndërfetare me seli në Chicikago në Institutin për Politikë Sociale dhe Mirëkuptim, i tha CNN se e shikon këtë Ramazan si një kohë të mirë për reflektim.

“Ne gjithashtu mund të kthehemi në idenë se Ramazani është një tërheqje shpirtërore,” tha ai. “Dhe meqë ne jemi të gjithë në shtëpitë tona, shumica prej nesh, jo gjithmonë duhet të jemi në internet,” tha ajo.

Megjithatë, Makki tha se planifikon të marrë pjesë në disa iftare virtuale. Ajo tha se të paktën kjo do t’i ofrojë asaj një mundësi për të bashkëvepruar me të tjerët kur mbaron agjërimin në mbrëmje./abcnews.al



2 Comments

  1. Po si është e mundur që në një vend me një komunitet të madh mysliman nxirrni kësi reportazesh që kushedi nga i keni përkthyer, që flasin kodra pas bregut. A thua se jetoni në skajin më të largët të botës e nuk gjeni dot një mysliman të thjesht që agjëron tua shepjegojë apo redaktojë këto çudira që thoni këtu.

  2. Disa komente, se pari iftari eshte darka qe hahet ne mbreme, jo ne oret e mengjesit. “Mekatet” e vena ne thonjeza, nuk ka kuptim, autori ose nuk beson se mekatet nuk ekzistojne, ose se agjerimi nuk ka lidhje me pastrimin e tyre. Se treti, qyteti quhet Çikago ne shqip, ose Chicago ne amerikanisht. Nota 6 per editorin e lapsit, 8 per autorin e pjesëzës informative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *