• |
ide | kryesore

Tenderët e rindërtimit, pse qeveria dhe bashkia nuk përdorin procedurën e hapur dhe transparente?

Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka mbyllur pa sukses fazën e parë të prokurimit publik dhe është duke përgatitur terma të reja për tenderët që do nxjerrin kompanitë fituese për ndërtimin e shkollave, projekt i cili është i ndarë në lote dhe në garë janë futur mbi 17 kompani ndërtimi, pjesa më e madhe emra te njohur të punëve me para publike në Shqipëri.

Pavarësisht publikimit në “Financial Times”, që është detyrim për tenderë ndërkombëtarë, garuesit ishin të zakonshmit shqiptarë që fitojnë tenderët. Në datën 17 mars u hap tenderi me procedurë të kufizuar për ndërtimin e objekteve arsimore ku iu la afat deri në 27 mars për dorëzimin e ofertave. Ky vendim duket se është edhe hapi i parë që ka çuar në ngritjen e dyshimeve te ekspertëve vendas dhe të huaj.

Neni 43 i ligjit për prokurimet publike ka bërë dallimin ndërmjet tenderëve me procedurë të hapur dhe të kufizuar. Në një tender të hapur, ligji jep minimalisht 52 ditë kohë që të dorëzohen kërkesat ndërsa në një tender të kufizuar, afati minimal kohor për dorëzimin e ofertave është 20 ditë.

Por pavarësisht kësaj, asnjëra nga afatet nuk u respektua pasi në fillim kompanive fillimisht iu la një afat 9 ditë kohë për të paraqitur oferta. Këtë vendim, institucionet shqiptare tentuan ta rregullonin duke e shtyrë me një javë tjetër paraqitjen e ofertave.

Autoritetet duhet të shpjegojnë përse nuk zgjodhën një tender të hapur ku kompanitë shqiptare dhe ndërkombëtare do të kishin më shumë kohë për të paraqitur ofertat. Argumenti përforcohet edhe më shumë pasi tenderi i parë u hap në datën 17 mars, kohë në të cilën në Shqipëri kishin nisur masat shtrënguese e ndërsa në vendet europiane situata me COVID-19 po bëhen gjithnjë e më dramatike.

Euronews Albania i është drejtuar prej disa ditësh dy institucioneve, bashkisë së Tiranës dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për informacion zyrtar mbi këto procedura dhe kriteret e garës qe pritet të rihapet por është ende në pritje të afatit ligjor të përgjigjes nga institucionet përkatëse. /Euronews Albania



4 Comments

  1. Bo booooooooooooo. Cfare pyetje e tmerrshme. Edhe po te japin njemilion dollar kesh

    nuk e gjen dot. Jo jo eshte e kote ta vrasesh trurin, me mire po e le fare.

  2. Lideri le te na ndricoj pak…. Se ai ben drit anekend. Drita e tij ka mbritur dhe te tv kuksi. hahaha.pse pra? Aq di aq ben

  3. Keto pyetje i bejne veç ziliqaret qe duan ti prishin pune kryeministrit tone, qe dite e nate eshte prane shqiptarve per ti grabitur me mire.
    Madje the nderkombetaret po e komplimentojne per stilin e tij te veçante. Vjedhje stil i lire pa duar, nje stil i guximshem revolucionar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *