• |
ide | kryesore

Veliaj e përdor në TV Fatos Nanon, si shakaxhi personal

-Instant, Kryesore, Lajme



Fatos Nano është shndërruar në një relike historike që e përdor edhe pushtetari i fundit që ka nevojë.  Këtë ka bërë edhe Erion Veliaj, i cili ka treguar se ka pasur sot një telefonatë me atë, poshtë zyrës së të cilit protestonte dikur i veshur si Xhoana. Sipas kryebashkiakut ata kanë folur për shembjen e gjimnazit, ‘Sami Frashëri,  ku Nano ka pas kryer shkollën.

Pamje nga ‘Sami Frashëri’/ Shikoni si po shembet gjimnazi në Tiranë

Veliaj ka thënë për TCH se ka komunikuar me shokun Fatos që është i njohur për batuta e humor. ‘Mjaft-i m’i prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën’. I premtova se do e ftojë në inagurimin e shkollës së re” ka treguar Veliaj duke lënë të kuptohet se ky aksion ka edhe bekimin e diderit historik të së majtës.

Pse u tall Edi Rama me burgun e Fatos Nanos?

Në fakt Veliaj mund të këtë të drejtë, sepse pas vitit 2007, Nanon e kanë përdorur të gjithë ata që kanë qenë në pushtet, nga Berisha tek Rama, gjithmonë duke mos harruar t’i bëjnë respektin në këmbim. Në këto gjurmë po ecën edhe lali, i cili kohët e fundit firmosi një lagje të re ndërtimesh mbrapa TEG-ut, si për të harruar kohën kur protestonte në bulevard i veshur me fustanin e “zonjës së parë”.

©Lapsi.al 



12 Comments

  1. Po kur ben si humorist edhe ky bajga I Beratit ,ky kurvi I Ed droges ,por ca ti besh u katandis Tirana ta drejtoj nje vemje e dale nga haleja e Sorrosit ,dhe ben gangon dhe te zgjuarin.

  2. Ky hajduti qe u martu ne kalane e gjirokastres, vend qe mbrohet nga shteti, duhet arrestu sa me pare per masakren me ndertime qe i shkaktoj kryeqytetit

  3. Ligji i ri për Dosjet në Kuvend/ Përjashtohet Sali Berisha nga politika. Kategoritë e tjera që ‘digjen’ për të shkuarën komuniste,dhe nje here tjeter eshte iniciuar ky ligji per dekomunstizimit nga mesila doda por u hodh poshte nga pd e salihut,te shohim cfare do ndodhe kete here,ligji eshte ne kuvend.

  4. Ky vend përgjatë 3 dekadave, është tronditur, është dhunuar, është grabitur, është shpërfytyruar, dhe është goditur nga themelet, janë njollosur betejat dhe historia, janë shitur dhe vjedhur dituria dhe pasuria. Kjo kohë (koha e demokracisë) i ndau tashmë, në miq dhe të liq, në zullumqarë dhe hokatarë, në patriotë dhe tradhëtarë, në mirëbërës dhe taksidarë, në të shitur dhe barbarë, duke ruajtur padyshim mes këtij kaosi edhe vlera njerëzore.

  5. mos u merzit i paemer se po kthehet koha enverit se ky popull nuk e meriton lirine. Uroj mos jesh ndonje nga kto fshataret qe nuk lejoheshin te blenin buk gruri ne koh te Enverit (por vetem misri) dhe prap brohorasin per enverin

  6. Janë një sërë faktesh mjaft kokëforta, të cilat ne po i rendisim një nga një. Këto jo si akuza ndaj kreut të Republikës së re, Lulzim Basha për lidhje me rusët, por çuditërisht Lulit i ndodh gjithmonë, që sapo vepron ai të dalë një rus nga pas.

    Ndoshta “dashurinë” për rusët e ka të madhe, të vjetër dhe ndonjëherë ai “rrëshket” si pa dashje, pa kuptuar.

    Le ta fillojmë nga çadra e vitit 2017, fotoja me presidentin e SHBA, Donald Trump, pagesa 1 milion e 25 mijë dollarë, në skemën e derdhjes së parave tek Nick Muzin. Kjo e deklaruar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, dhe ku dilte kompania Binniata Trade, e cila ishte me pronarë rusë.

    Gjatë historisë politike të Lulzim Bashës është një tjetër personazh i përfshirë në skandalet e tij në lidhje me rusët. Bëhet fjalë për shtetasin Ekim Alptekin, një person i kërkuar nga FBI-ja. Lulzim Basha është kumbar i dasmës së tij dhe në foton më poshtë tregohet sesi Luli i jep “bekimin”e martesës. Basha e ka pranuar se e njeh dhe që e ka mik.

    Alptekin së bashku me disa rusë janë përfshirë në hetimet e FBI-së, deri dhe te këshilltari Flyn dhe presidenti Trump, dhe është akuzuar për komplot me rusët.

    Rasti i tretë është marëveshja e Lulzim Bashës dhe financimi i një kompanie lobiste e cila përfundoi me largimin e ambasadores së emëruar në Shqipëri, e cila ishte një eksperte mjaft e mirë e çështjeve ruse.

    Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec.

    Në atë kohë, Basha, nëpërmjet kësaj komoanie lobimi, bëri një betejë kundër saj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe më pas ajo nuk erdhi në Tiranë.

    Ky është rasti ku Lulzim Basha lufton kundër një personazhi që njeh mjaft mirë çështjet e Rusisë dhe ndaj së cilës duhet të ketë pasur jo pak frikë.

    E katërta në radhë vjen djegia e mandateve. Kujtojmë këtu telefonatën e deklaruar nga zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer, i cili i kërkoi Lulzim Bashës të mos digjte mandatet, port ë ndiqte rrugën ligjore. Pasi Ballkani po destabilizohej dhe kishte disa forca që po e kryenin këtë veprim. Kujtojmë këtu edhe situatën në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, etj.

    Por, Lulzim Basha refuzoi duke thënë se është një forcë tjetër madhore dhe se tashmë vendimi ishte marrë.
    Por, kush ishte “forca madhore” për të cilën fliste Basha? Mos ishin rusët? Kush e pengonte Lulin të tërhiqej nga vendimi për të djegur mandatet?

    Dhe së fundi, sërish e “rastësishme” është edhe kompania Sonoran Policy Group, LLC, e cila është bazëkontraktore e diktatorit Maduro në Venezuelë, i cili mbështetet publikisht dhe financiarisht nga rusia.

    Të gjitha këto fakte të përmendura më sipër janë të pranuara publikisht nga Lulzim Basha dhe janë me prova. Që nga fotoja e presidenti Trump dhe pagesa, tek ambasadorja që u refuzua, tek djegia e mandateve dhe telefonata me Palmer e pranuar, tek kontrata e publikuar së fundi ku del Maduro.

    Pra, të gjitha janë fakte të pakontestueshme. Të rastësishme apo jo se dalin rusët nga pas, kjo mund t’i ndodhë vetëm Lulzim Bashës së Republikës së re. Se kur del një herë rusi nga pas mund të jetë rastësi, por kur ndodh oesë herë në një periudhë jo më shumë se tre vite nuk është më e rastësishme.

    Ndoshta Luli nuk i dashuron shumë rusët, kanë më shumë ata dashuri për të. Por, faktet janë fakte. Provat janë prova. Lulzim Basha ka më shumë se pesë raste të lidhura direkt dhe indirekt me faktorët politik të Rusisë

  7. Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, më 13 mars të vitit 1998 realizoi një vizitë katër ditore në Izrael. Pritja për Nanon ka qënë e shkëlqyer, si për të gjithë kryeministrat shqiptarë.

    Të cilët kanë përfituar shumë nga akti heroik i shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që përkundër reprezaljeve të nazistëve gjermanë, nuk dorëzuan asnjë hebre. Për këtë arsye shqiptarët në sytë e izraelitëve dhe urdhëheqësve të tyre janë miqtë më të mirë, të provuar në kohërat më të vështira.

    Nano u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërsa sipas axhendës kreu i qeverisë shqiptare në atë kohë ka realizuar dhe një takim me kreun e palestinezëve, Jasser Arafat.

    Por përtej nënshkrimit të marrëveshjeve dhe takimeve të përzemërta, vizita e Nanos në Izrael i tejkaloi limitet e asaj çka u tha zyrtarisht. Mësohet se ndër takimet më të rëndësishme ka qënë ai me përfaqësuesit e shërbimit inteligjent izraelit, Modad-it të famshëm. Kreu i qeverisë shqiptare në këtë kohë shoqërohej nga njerëzit e inteligjencës shqiptare. Ndonëse nuk është bërë prezent emri i kreut të SHISH në përbërjen e delegacionit zyrtar të kryesuar nga kryeministri, pjesën teknike të takimit për palën shqiptare e ka udhëhequr pikërisht Fatos Klosi.

    Gjithë takimi është mbuluar nën “ombrellën” e bisedimeve për historinë e lashtë të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrejve apo mes shqiptarëve dhe palestinezëve. Biseda ka qënë konkrete dhe kishte të bënte me dosjen e lidhjeve islamike të Bashkim Gazidedes, sa kohë ka qënë në krye të shërbimit sekret shqiptar.

    Fatos Klosi i mbështetur nga shërbimet inteligjente amerikane kishte nisur aksionin e zhbërjes së të gjitha celulave islamike të ngritura që nga viti 1993 në Shqipëri, nën kujdesin personal të Sali Berishës dhe Bashkim Gazidedes. Për këtë arsye, sygjeruar dhe nga amerikanët, kreu i shërbimit sekret shqiptar kërkonte dosjet që zotëronte Mosad, për pjesën shqiptare të radikalëve islamikë. Ato që mund të jepeshin, natyrisht.

    Njëherësh u kërkua dhe vendndodhja e Gazidedes, për të cilin, sipas informacioneve të mjegullta që kishte shërbimi sekret shqiptar mendohej se ishte në Katar, ku jepte mësim në një medrese. Klosi bëri të qartë se zbulimi e ekstradimi i Gazidedes do zgjidhte shumë enigma për evidentimin e krerëve radikalë islamikë në Shqipëri. SHISH ishte zotuar para shërbimeve partnere për ekstradimin në SHBA apo dëbimin e tyre jashtë vendit.

    Ish-kreu i shërbimit sekret Gazidede kishte marrë ekstraktin e dosjeve e “fjalët-kyç” të tyre me vete në azil, çka e vështirësonte zbardhjen e ngjarjeve në Shqipëri e lidhjet me islamikët radikalë.

    Sipas burimeve, krerët e Mosad kanë qënë të rezervuar në dhënien e informacioneve të detajuara, por janë përqëndruar në faktin se Shqipëria ishte kthyer në një qendër e akomodimit e stërvitjes së radikalëve islamikë. Për më tepër kanë konfirmuar faktin se Osama Bin Laden, dhe jo vetëm ai si udhëheqës i terrorit, kanë qënë për shumë kohë në Shqipëri. Berisha e Gazidede kanë qënë mikpritës të tyre.

    Agjentët izraelitë të shërbimit sekret kanë zbardhur emrat e disa prej radikalëve islamikë që gjendeshin në Shqipëri dhe në ato momente, një pjesë e të cilëve më vonë u arrestuan, eleminuan, u dëbuan apo ekstraduan. Informacionet kishin zanafillën, sipas Mosad, nga interferimi i një agjenti të tyre, me origjinë spanjolle dhe që punonte si gazetar. Ai kishte pasur afinitet pranë Berishës dhe Gazidedes. Janë bërë të ditura dhe shumat e parave të lëvruara përmes fondacioneve islamike për ndërtimin e shkollave fetare, spitaleve e xhamive, pjesa më e madhe e të cilave ishin përvetësuar nga njerëzit e Berishës.

    Ndërkohë që përsa i përket vendndodhjes së Bashkim Gazidedes, Mosad ka bërë me dije se vetëm pak kohë ka qëndruar në Katar dhe Arabinë Saudite, duke shfrytëzuar lidhjet e krijuara me “bijtë e terrorit” gjatë kohës së qëndrimit si kryetar i SHIK. Por dhe kur ka qënë kreu i Lidhjes së Intelektualëve Islamikë të Shqipërisë.

    Shërbimi sekret izraelit i ka informuar partnerët shqiptarë se Gazidede gjendej në Turqi, dhe më saktë në kryeqytetin turk, Ankara. Vendndodhjen konkrete nuk e diskutuan. Këtë e konfirmuan burime nga ky takim mes shërbimeve sekrete shqiptare dhe izraelite në Tel Aviv.

    Kaq informacione mësohet se ka marrë kreu i SHIK dhe njerëzit që e shoqëronin në Izrael. Fatos Nanos i duhej shumë ekstradimi i Bashkim Gazidedes, pasi siç e ka deklaruar dhe vetë, hapja e gojës së ish-kreut të SHIK-ut do të mbyllte më shumë gojën e Sali Berishës, i cili po punonte me të gjitha mënyrat për ta rrëzuar nga pushteti. Gjë që e bëri më 14 shtator të po atij viti, përmes grushtit të dështuar të shtetit, pas vrasjes së Azem Hajdari para selisë së PD.

    Bashkim Gazidede, pavarësisht se jetonte i izoluar në Ankara, nuk u ekstradua asnjëherë në Shqipëri me gjithë kërkesat e Fatos Nanos. Ai u kthye vetëm me ardhjen në pushtet të Sali Berishës, për t’u ndarë nga jeta në mënyrë misterioze disa kohë më vonë. Mori me vete të gjitha sekretet dhe të vërtetat e tij dhe të pushtetit të Sali Berishës.

  8. Lulzim B. e pranon se gjithçka i duket surreale.

    “Më duket sikur u zgjova nga një gjumë i gjatë. Pastaj fjeta prapë. U çova, pashë sahatin dhe u ktheva nga ana tjetër. Nuk e di. Më vijnë rrotull ca dokumente të futura në një çantë, një shtëpi e verdhë… Prishtina, Mitrovica… Aeroporti i Rinasit. Rrezik kam qenë i dërguar special i Aeroportit të Rinasit në Aeroportin e Beogradit, ku ta dish! Sa bukur: I dërguar special…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *