• |
ide | kryesore

Në vende të varfra si yni, diktatorët rrëzohen nga krizat

2, Ide



Në shekuj, fatkeqësitë natyrore, pandemitë, kanë qenë, janë e do të mbeten kohë të arta për diktatorët, autokratët: se mos harroj dhe të korruptuarit. Duke përdorur frikën e arsyeshme të njerëzve për pandeminë, diktatorët e autokratët në të gjithë globin po punojnë më shpejt se shkencëtarët që po mundohen të gjejnë vaksinën, për të zgjeruar pushtetin e tyre me ligje të posaçme antikushtetuese, që mund t’i mbajnë edhe pas pandemisë, siç është rast Orban në Hungari, apo si edhe në Serbi, ku Vuçiç po me ligj të posacëm është personi i vetëm që mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme (për të mos shkuar në qindra raste më të largëta në të gjithë globin). Në fakt, këta dy liderë ballkanikë, në këtë kontekst, më duken më të ndershëm se Rama, që me opozitën reale jashtë parlamentit dhe me një sistem të paralizuar gjyqësor, nuk ka nevojë të implementojë shumë “ligje të posaçme” për të justifikuar sjelljen e tij si i Gjithëpushtetshëm. 

Teksa në vendet e stabilizuara, me raport funksional të mekanizmave “check and balance”, kjo frikë reduktohet, a mund t’i imagjinojë njeri rezultatet në një vend si Shqipëria: pa sistem gjyqësor, pa opozitën në Parlament, me shumicën e mediave të blera dhe me një person në pushtet që gjatë gjithë viteteve në politikë dhe si kryetar partie dhe si kryetar Bashkie dhe si kryeministër, ka një raport komplet në shpërpjestim të zhdrejtë me ligjin dhe burokracinë? (në kuptimin e mirë të fjalës për këtë të fundit si term).

Në këtë kontekst, thirrjet për transparencë duhet të jenë ulëritëse, të kalojnë në nivelin e protetestës: nga ana e opozitës, shoqërisë civile, medias, madje dhe mjekëve, sidomos atyre që janë në vijën e parë, si edhe të Presidentit të vendit, që nuk ka pse e kosit barërat e këqija me kosë kur ka pesticide.

Por, kjo është njëra anë e medlajes. Medalja ka dhe një anë tjetër. Në këtë telenovelë pandemie disa autokratë do forcohen e do bëhën më diktatorë, por disa të tjerë dhe do rrëzohen, sidomos në vendet e varfra dhe më pak të zhvilluara ekonomikisht, ku si zakonisht llogaria apo fatura e luftës vjen shumë më shpejt se në vendet e tjera. Rrjeta e propagandës mund të vazhdojë të jetë e fortë për sa kohë flitet për Covid-19, por sa të fillojë seriali i ekonomisë, ajo do të fillojë të çahet. Ndoshta është nga herët e para që RamaPropaganda ka një afat skadence me datë të qartë, të shkruar të bardhë mbi të zezë. Afërmendsh në Shqipëri do ketë më shumë zemërim, më shumë uri se në shumë vende të tjera… Mjafton të sjellësh ndërmend një specifike që gati një e treta e fuqisë punëtore janë punëtorë sezonalë nëpër Europë dhe në vendet fqinje dhe këtë herë do ngelin për një kohë të gjatë si miza në gotë… Dhe dihet, fatura rrjedhimisht do t’i shkojë vetëm njërit. Ka jo pak poltikanë që e dinë këtë lojë, e luajnë në heshtje, ose e kanë fare të qartë që kjo qeveri që është kthyer thjesht në një bankë që krediton klientët e saj për koncesione, që ka për t’i paguar 140 milionë euro Beketit, nuk do jetë në gjendje të përballet dot me këtë faturë që bëhet dhe më e madhe dhe për shkak të keqqeverisjes në këto 7 vite. Stërmundimi e propaganda për ta paraqitur paketën  ekonomike të njëjtë në përqindje me vendet e tjera në raport me GDP, kur në të vërtetë është e kundërta, është paketa më e vogël në Europë (shiko hartën e botuar nga Fondi Monetar) do të shuhet shumë shpejt, aq shpejt sa nuk na e merr mendja. 

Ata që i gënjen mendja se errësira do të ulë numrin e të uriturve, e kanë gabim: errësira vetëm do të shtojë numrin e të zemëruarve, që bashkë me shtëpinë e të gjithëpushtetshmit, mund të shkatërrojnë dhe shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.

Ndaj, Trasnparenca në këtë sfond nuk është thjesht një detyrim ligjor për Kryeministrin dhe Qeverinë, por vaksina e vetme për të mbajtur në këmbë Shqipërinë.
Unë, mediatikisht dhe personalisht, do të kërkoj transparencë ditë për ditë: le ta fillojmë të dy sot kryeministër me dy gjëra të vogla, lehtësisht të realizueshme, jam i bindur dhe të do ndjehesh më i lehtësuar nga kjo peshë e madhe që të ka rënë këto kohë….

E para, mund të na thuash kush është kryetari i të ashtëqujtuarit Komitet i Ekspertëve me të cilët ke marrë vendimet për menaxhimin e pandemisë, dhe e dyt, që po ta kërkojnë të gjithë dhe që është aq e lehtë: publiko listën e emrave të atyre që kanë përfituar ndihmën ekonomike. Kaq për sot, dhe mos harro atë që thashë më parë: Errësira nuk e ul dot numrin e të uriturve, thjesht dhe vetëm shumëfishon numrin e të zëmëruarve e kjo nuk është mirë për asnjë nga ne.

Syri



15 Comments

  1. Bravo Andi, por, të lutem, shto edhe një pyetje të përditshme: Kush do të mbaj përgjegjësi për 140 mln € që do t’ja japim Bechettit (70 €/shqiptar)? Sensibilizoni popullin ju të medias së pashitur për këtë skandal.

  2. Përse Berisha nuk e thyen vetë karantinën?Thanks shtrengo Rripin se Andi ka jetuar ne Blloki,sa per beketin pyet ne itali se kush eshte,dhe nuk ka mare asnje lek deri tani

    1. Gjoba 140 milion Euro e dhene nga Strasburgu do paguhet der ne nje nga qeveria Rama (kupto, taksapaguesit shqiptare) se mbi ate Gjykate nuk del as Zoti. Por matufet rilindjote natyrshem qe nuk do ta besojne dot marrezine e kryeidiotit te tyre.

  3. Perse behesh avokat i tij vendimi qe nuk mund ta rrezoi asnje gjykate , ore ti IPAEMERI i cdo dite, po perse je kaq i fandaksur pas idiotit Rama, a se kupton se ka rreshkitur, e ka marre fund, bashke me ju zorraxhinjte? Sa gjyqe ka humbur ky idiot per pronat, a e di ti o kaqol se sa eshte fatura? Po per largimet nga puna a e di sa shkon ajo fature, se e lashe Veketin, Po per xhvatjet neper tendera rrugesh e koncesionet a din ndo nje ti o letra higjenike e rrembuthjes KM< pPara se te permendesh Berishen ( se aty te ka ngecur sharra) merru me kete psikon KM, qe na eshte bere si gogoli i dites e nates e nuk po shqitet nga ekrani e fejzbuku. Po semur njerezi ai, dhe ai eshte virusi sot, per sot, e ketij duhet ti ruhemi.

  4. E kunderta eshte e vertete. Ne vendet e vogla e te varfera si yni qe jane ne krize permanente

    ku populli eshte mesuar me pak mireqenje e pak pse aspak demokraci, dhe ku shteti gjithenje

    ka pasur raporte armiqesore me popullin pasi e ka shtypur e ka zhvatur dhe ka punuar me

    vetedije per ta varferuar gjithenje e me teper, ne keto vende pra eshte nje terren i shkelqyer

    qe te lulezojne autokratet, hajdutet,hienat e gjithefare lloji dhe populli nuk reagon por vetem

    mendon te ike si nga nje murtaje dhe tua lene ne dore Shqiperine horrit te radhes.

    Padiskutim keta te sotmit jane me te keqinjte qe kane sunduar Shqiperine ndonjehere por

    te mire s’ka pasur asnjehere ne krye te qeverisjeve shqipetare.

  5. O xixa mjaft o Idiot me patente mbron salihun qe flet vetem per Vdekje imagjinare dhe ti ketyre shpifjeve i vendos xixa,me mire Yt ate ti kishte rene me Dore sa te beri Ty

  6. Kulluri i kujton kryedemokratit se ajo opozita që “ulërinte” ka qeverisur për 13 vite dhe se oborri i selisë ishte gjithmonë i mbushur me demokratë. Gjithashtu ai përmend faktin se Partia Demokratike që ka drejtuar Berisha e ka futur atë në politikë dhe Basha sot e ka shkatërruar

  7. Ndaj ja rruajtem topet diktatures se Enverit se vazhdojm te degjojme fantazit e Andrave dhe Lulusherve.Duhet cuar populli,duhen djegur plackitur e shkaterruar vilat e pasurite e krimineleve te majt e te djathte dhe te gazetarve bythlepires qe luajn sumen sa majtas djathtas e kane pasuri marramndse

  8. Reagon Berisha

    Sali Berisha ndërkohë është tërbuar, pas kontrolleve të ushtruara nga policia për gjetjen e vrasësve të dy vëllezërve në Durrës.

    Ai thotë se kërkimet e policisë, janë një akt vandal.

    “Akt vandal antikushtetues i narkopolicise!

  9. Po ty more i marre te ka paralizuar semundja trupin dhe trurin .Jep vetem nje fakt te vetem nga e kaluara ku diktatoret rrezohen nga pushteti.Plehre e keqe nuk ke folur akoma nje fjale per Gerdecin , per 4 te vraret ne bulevard .Do ishe pakez i besueshem po te kishe kritikuar te pakten nje here Berishoviçin dhe Bashoviçin.Po ti si edhe ai Andi moterqiri tjeter si dhe i rrjedhuri nga trute Lubonja jeni ish pjella te atij regjimi.
    Pthuuu kerme .

  10. Komunistet e PPSH u bene socialiste te PS e sot vetquhen…Rilindas! Pra nga PPSH te PS e tani te PPP

  11. Komunizmi apo sistemi socialist, është si puna e kopshtit me trëndafila.
    Lulet e trëndafilit veç që janë të bukura, lëshojnë edhe një erë dehëse me veprim të ngjashëm me drogëm.
    E kush është ai i varfër që nuk mashtrohet me idenë e komunizmit si një kopësht i lulëzuar ku të gjithë të paguhen njëlloj, si budallai e analfabeti edhe intelektuali apo gjeniu ?
    Të bukura janë lulet njëlloj si ëndrat, por kur ikin lulet e trëndafilit, çfarë mgelet n[ “kopështin e bukur” ?
    Vetëm gjëmbat.
    Por ku shkoi Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë së Enver Hoxhës që propogandohej si një kopësht me lule i socializmit botëror ?
    U rrethua për 47 vite me tela me gjëmba si gjëmbat e trëndafilit, ku shqiptarët e gjorë u izoluan nga gjithë bota e ju kërkohej të hanin bar e “idealet e partisë” të mos i tradhëtonin.
    Edhe EDveri i sotëm , këtë eksperiment si babai i tij biollogjik e shpirtëror po bën.
    Shfrytëzoi pandeminë që të burgosë gjithë shqiptarët duke ju a prerë të drejtën elementare të lëvitjes së lirë e të protestës.
    Edhe ai si Enveri ka plotfuqinë që të vendose se kush duhet të lëvizë i lirë e kush duhet futur në burg e kampe përqëndrimi, kush duhet të jetojë e kush duhet të vdesë, kush duhet të shkojë të mjekohet në spital e kush duhet të vdesë në shtëpi.

  12. Me urdherin e kodoshit, pushtit rilindas bajges se portalit me epitetin IPAEMER, Nuk do mundesh ti me bithen qe ke ne koke, e koken ne bithe, te me japesh mend mua, ore zgjebe, letra higjenike e portalit, shihe historine, e analizoi ngjarijet sic kane ndodhur, e nga kush kane ndodhur e si ndodhen, e mos shko nga perpunimi i trurit tend te rrjedhur e te fiksuar, sepse prandaj ke ndryshuar sistemin e mendimit e te formes fizike, tya te flet bitha, se per ato mend e tua i fshij per dite ne banjo. Qe qenke i pa gdhendur, i pa konceptueshem e qe nuk te punon as shikimi e ndigjimi, vertetojne me se miri se je funderrine e shoqerise dhe ekohes qe jetojme, por fatkeqesia jone qe merremi me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *