• |
ide | kryesore

Futbollisti i Montpellier futet në koma: Sambias në terapi intensive nga Covid 19

Sport



Mbetet e qendrueshme gjendja shëndetësore e Junior Sambia, mesfushori i Montpellier pozitiv ndaj koronavirus, aktualishtnë koma të induktuar për shkak të infeksionit të rëndë në mushkëri që e ka goditur. Futbollisti po luan në spital ndeshjen e tij më të rëndësishme. Për shkak të gjendjes së tij kritike, 23 vjecari është në terapi intensive.

Sipas asaj që bën të ditur menaxheri i lojtarit për Le Parisien, Sambia është transferuar tani në një spital tjetër e mjekët kanë vendosur ta fusin në koma artificiale. “Gjendja e tij është stabël. Nuk është përkeqësuar, por as përmirësuar – ka thënë menaxheri, Frederic Guerra -. Situata është e vështirë “. “Ka vuajtur për tre ditë për probleme të aparatit tretës, si gastroenteriti. Të martën shkoi në spital, por gjendja e tij në nivel mushkërish u përkeqësua – ka shtuar ai -. U kthye në spital e u transferua në një tjetër strukturë, ku vendosën ta fusin në koma”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *