• |
ide | kryesore

Skandal në Greqi për trukim ndeshjesh: Olympiacos rrezikon zbritjen nga kategoria

F1, Sport



Parashikohet një verë e nxehtë për futbollin grek, i tronditur nga një tërmet i vërtetë. Sipas SDNA e mediave të tjera vendase, Olympiacos akuzohet se ka trukuar ndeshje e rrezikoin të rrëzohet nga kategoria. Në detaje të cështjes, ndeshja që përfundoi në hetimin e Komisionin e Etikës është ajo e 4 shkurtit 2015 kundër Atromitos, një tjetër shoqëri që rrezikon tashmë shumë. Por ka edhe ndeshje të tjera të dyshuara.

Akuza zyrtare për Olympiacos është ajo se ka thyer nenin 27 të kodit të sjelljes së federatës, më saktë ata për ‘ndeshje të trukuara’ për cështje bastesh. Gjë që, si parashikon neni 29, mund të sjellë sanksione shumë të rënda: rrëzim nga kategoria, 3 milionë gjobë e përjashtim përjetë nga bota e sportit. Një skandal që rrezikon të marrë përpara jo vetëm klubin e Pireut, por gjithë futbollin grek. Përvec presidentit të Olympicos Evangelos Marinakis, pronar edhe i Nottingham Forest, në hetimin e Komisionit të Etikës së Federatës rezultojnë të përfshirë edhe 28 persona.

Një tërmet që së shpejti mund të prekë edhe klube të tjerë. E nisur në 2014 e pastaj e mbyllur për “pamjaftueshmëri provash”, hetimi i Federatës mbi disa ndeshje të trukuara mes 2011 e 2013 është rihapur, duke marrë në konsideratë edhe ndeshje të tjera si objekt i mundshëm manipulimi nga 2014 në 2015 në të cilat rezulton i përfshirë edhe Panathinaikos. Ndeshjet e dyshuara janë Veria–Olympiacos (1-2-2015), Veria–OFI (17-1-2015), OFI–Panathinaikos (15-2-2015), Asteras Tripolis-Olympiacos (1-11-2014) e Olympiacos–Atromitos (4-2-2015).

Pak ditë më parë seksioni penal i Gjykatës Supreme kishte njoftuar se Marinakis e të hetuarit e tjerë do të shkonin në gjyq. E tani mbetet vetëm vendimi i departamentit të drejtësisë së EPO (federata greke) për të ndryshuar historinë e klubit të Pireut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *