• |
ide | kryesore

Arbitri i finales Itali ’90: “Duhet ta kisha përjashtuar Maradonën para se të niste ndeshja”

Sport



“Duhej ta përjashtoja Maradonën para finales së Botërorit Itali ’90, gjatë himneve kombëtarë, për atë fyerje që i bëri gjithë stadiumit”. Nuk ka dyshime Edgardo Codesal Mendez, që në 8 korrik 1990 arbitroi Argjentinë-Gjermani, akti i fundit i turneut, e që dëgjoi Pibe de Oro të shante “hijos de puta” italianët që fërshëllenin himnin argjentinas. “Nëse do të aplikoja rregullat, duhet ta nxirrja me të kuq para fillimit të ndeshjes”, ka rrëfyer arbitri për një radio uruguajane.

Codesal konfirmoi se Diego ishte shumë nervoz: “U mundova ta qetësoja, më vinte keq edhe mua të fërshëllehej himni argjentinas por i thashë: ‘je lojtari më i madh në botë, mos mendo e luaj’. Por ai nuk e kuptoi dhe murmuriti të tjera fyerje…”.

Në atë finale, fituar nga gjermanët 1-0 falë penalltisë së Brehme në të 85′, Codesal përjashtoi nga loja në fillim Monzon e pastaj Dezotti, duke e lënë Argjentinën me 9 në minutat e fundit. Për Maradonën një e verdhë për protesta, që ish-arbitri e tregoi kështu: “Më tha ‘sidoqoftë e di, është një vjedhje e Fifa-s, nuk do të fitojmë e ti je dërguar për këtë’. Mund ta kisha përjashtuar edhe aty.

E megjithatë, me dy kartona të kuq të falur ish-numrit 10, raporti me tifozët argjentinas mbetet i vështirë edhe pas 30 vjetësh: “Akoma e kanë me mua: marr urime për vdekje nga koronavirusi për prindërit e mi ‘por ti duhet të qendrosh gjallë kështu’ vuan më shumë më thonë. Një cmenduri e vërtetë mendërisht. Por vendimet që mora ishin të drejtë: penalltinë për Gjermaninë do e jepja sot si 30 vjet më parë, me apo pa Var”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *