• |
ide | kryesore

Barcellona “i hap rrugën” Juventus për Arthur: vetëm për De Ligt ose Bentancur

Sport



Interesimi i Barcelonës për Mathijs De Ligt nuk u zbeh asnjëherë, edhe pse lojtari preferoi Juventus, në merkaton e verës së kaluar: mbrojtësi hollandez, shumë mik me De Jong e “i preferuar” i presidentit katalantas Bartomeu, mund të përfshihet në një tratativë mes dy klubeve, pasi bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga mesfushori brazilian Arthur Melo. E gjitha kjo, sipas asaj që bën të ditur sot Mundo Deportivo, në hipotezën e një shkëmbimi kartonësh si e vetmja mënyrë për të bërë merkato në krizën financiare të shkaktuar nga emergjenca koronavirus.

Sidoqoftë, edhe pse Barcelona (si e thekson e përditshmja katalanase) është në kërkim të një mbrojtësi qendror, mes emrave që qarkullojnë është edhe ai i Bentancur. Mbrojtësi hollandez e mesfushori uruguajan janë dy titullarë të palëvizshëm të Juventus të Maurizio Sarri, ekzaktësisht si Arthur tek Barcellona e Quique Setién: vetëm një shprehje vullneti nga ana e lojtarëve (kjo është teza e Mundo Deportivo) mund të favorizojë nisjen e një tratative të vërtetë.

Ky është edhe motivi që vëmendja kryesore është përqendruar mbi De Ligt, duke nënvizuar se mbrojtësi hollandez – e thënë nga shtypi katalanas – ka vazhduar të dërgojë mesazhe interesimi kunddrejt blaugrana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *