• |
ide | kryesore

“Conte nuk do zgjaste as një sezon tek Real Madrid”: Diego Costa sulmon ish-trajnerin dhe tregon braktisjen e Brazilit

Sport



Diego Costa thotë se nuk ka qejfmbetje kunddrejt Antonio Conte, por sulmon përsëri ish-trajnerin e tij, me të cilin pati një përplasje të fortë në kohët e Chelsea, që përfundoi më pas me shitjen e spanjollit të natyralizuar tek Atletico Madrid: “Kemi patur probleme jashtë fushës, por është një trajner i mirë. Vetëm se për të qenë i madh duhet të ndryshojë dicka në nivel human në mënyrën e të stërviturit, është një njeri dyshues. Në një klub si Real Madrid nuk do të zgjaste as një sezon”.

Në intervistën për Espn Brasil, sulmuesi kujton edhe si rrodhën ngjarjet me kombëtaren braziliane e zgjedhjen e bërë për atë spanjolle: “Realizova ëndërrën për të luajtur me Brazilin, por edhe me një skuadër të madhe si Spanja. Kur u thërrita me Selecao të gjithë pyesnin kush isha, ndërsa Felipe Scolari më tha: je i vetmi lojtar i Jorge Mendes. Por nëse më kishte grumbulluar vetëm për këtë gjë, atëherë do të thoshte se isha në vendin e gabuar. Pastaj më thirri Spanja e papritur Scolari nisi të thoshte se më vlerësonte. Nuk më kishte thirrur kurrë më parë, pastaj nisi të thoshte se i ktheva shpinën ëndërrës së miliona brazilianëve!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *