• |
ide | kryesore

Dokumenti/ Sa familje ka ndihmuar realisht qeveria pas izolimit nga koronavirusi

Lajme, Të fundit



“Rreth orës 21.00 të çdo mbrëmje, qytetarët shqiptarë ushqehen me një gënjeshtër të re nga Edi Rama”. Kështu e nis reagimin e tij më të fundit sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu shprehet se e vërteta për ndihmat e dhëna nga qeveria për familjet në nevojë është shumë larg nga ajo që jep qeveria. Sipas kësajt të fundit janë furnizuar me ndihma rreth 10 mijë familje në ditë, 250 mijë familje gjithsej që nga mbyllja e ekonomisë. Bardhi thitë se e vërteta është shumë larg asaj që propagandon Edi Rama.

“Megjithëse numri i atyre që kanë mbetur pa punë, i atyre që kanë më pak të ardhura ose që nuk kanë fare të ardhura është rritur ndjeshëm, qeveria ka shpërndarë më pak 10 mijë pako ushqimore për 50 ditë. Më saktë, 9 059 pako ushqimore nga Rezervat e Shtetit, siç tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Mbrojtjen Civile. Kjo do të thotë se qeveria ka furnizuar me ushqime, mesatarisht, 3 familje në ditë për çdo bashki të vendit.

Atëherë ku shkuan 1.5 milionë euro të cilat ia dha klientit të vet të preferuar për të furnizuar me ushqime Rezervën e Shtetit? Të japësh 9 059 pako me ushqime dhe të thuash që ke ndihmuar 250 mijë familje nuk është thjesht një gënjeshtër e radhës. Është një përpjekje kriminale për të mbuluar me propagandë vështirësitë reale që kanë qytetarët për të siguruar jetesën dhe mbijetesën” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Pervec atyre familjeve qe kane marre pakot, ka edhe ca familje qe kane marre leket ne dore nga ato 1,5 milione eurot

    1. Po jane dhe familjet qe kane marr lek ne dore. Familjet mafioze te rilindjes, kane ndare 22milion euro.
      Po ti kishin dhen njeriu lek ne dore te jesh i bindur qe do e kishin nxjerr 15 here ne tv. Ketu ska vend per debat, mjafton te publikohen listat e perfituesve, eshte kaq e thjeshte!

      1. Nuk ke kuptuar me duket. Familjet qe kane marre leker ne dore jane ato qe kane ndare fitimin dhe jo ato qe jane ndihmuar

  2. Mendoj se duhet bërë një lëshim për Sali Berishën. Një lëshim duke I dhënë një status personi të privilegjuar, jashtë e-albania-s.

    Duke qenë se ai po përpiqet të frymëzoj një lëvizje kundër masave të izolimit, duke I quajtur ato terror politik, me retorikën e tij të përditëshme në kërkim të vdekjeve që nuk po vijnë, ai duhet vënë në provë.

    Meqë Berisha mendon se rruga më e mirë për të arritur tek vdekjet që nuk I duken shumë, është thyerja e masave të izolimit, e maskuar si protest kundër atyre që i quan masa kriminale, ai duhet lejuar të dal në rrugë.

    Tashmë masat e izolimit nuk janë temë debati. Ato janë rregullore lufte dhe nuk ka njeri ndërmend të hyj në debat me Berishën për këtë gjë.

    Por një lëshim I duhet bërë.

    Për ta kuptuar të gjithë, në rradhë të parë të vetët, se sa hipokritë është dhe me njerëzit e tij, kur u kërkon të thyejnë karantinën.

    Unë nuk e di se çfarë e pengon këtë njeri, të heq maskën, të heq dorezat e të dal gjithë ditën rrugëve.

    Kështu së paku nuk u duket hipokrit idhtarëve që kundërshtojnë masat izoluese.

    Nuk është mirë të arrestoni për këtë gjë. Nëse keni ndërmedn ta bëni, ka plot krime të tjera në listë që mund ta arrestoni.

    Lereni të bredh disa ditë rrugëve, të sillet si njeri I lirë, dhe ta heq këtë merakun e masave izoluese. Por ai nuk e bën.Nuk e ka bërë deri tani, por u bën thirrje të tjerëve

    Vet mbyllet, ose tel Vila në Lalëz ose tek apartamenti në Tiranë dhe nuk del në rrugë. Vet e di që mund të infektohet dhe me moshën që ka ti krijohen problem.

    Por mënyra dhe këmbngulja me të cilën u kërkon shqiptarëve të thyejnë masat e karantinës, është aq e madhe, sa çuditesh se si ky njeri nuk e thyen vet karantinën, por ua kërkon të tjerëve.

    Jepini leje ta thyej karantinën dhe të sillet rrugëve si I çmendur, nëse do.

    Por në fakt ai nuk do. Ai thjeshtë do të frymëzoj një lëvizje idjotësh me shpresë që të shtohen vdekjet në kurriz të tyre, jo në shpinë të tij. Vet duket se e di mire, që Zoti nuk është si Drejtësia shqiptare që bën dhe pazare politike.

    1. Sa lek mer për çdo copë nga ky postimi i këtij shkrimi idiot që do ta kesh marë me siguri tek Gëlbaza ?

  3. Komunistet jane Bastarde te lindur!
    Kane ngjare nga prinderit e tyre, eshte gjaku qe nuk te tradheton o Edvin e ju zagare te vegjel!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *