• |
ide | kryesore

FOTO/ Ç’na mbron nga Corona, problem për mjedisin

Planet



Në përpjekje për t’u mbrojtur nga virusi Corona shumë njerëz përdorin doreza plastike, piceta të lagura dhe shishe me dezinfektues. Dhe shumica e tyre i hedhin ato në rrugë, parqe apo trotuarë nga Nju-Jorku në Londër, nga Greqia deri në ishujt e pabanuar Soko që gjenden disa milje detare larg prej Hong Kongu. Në brigjet e ishujve Soko Gary Stokes nga grupi ambientalist OceansAsia gjeti rreth 100 maska.

“Asnjëherë nuk kemi parë kaq shumë maska në një vend kaq të largët”, – thotë Stoks. Ai dyshon se maskat kanë ardhur nga Kina ose Hong Kongu.

“Kur i gjetëm, kishte vetëm gjashtë deri tetë javë që njerëzit kishin filluar të mbanin maska”.

Ndikimi ndaj botës së kafshëve

Mbajtja e dorezave, e maskave dhe e pajisjeve të tjera mbrojtëse është e rëndësishme si për personelin mjekësor, dhe për publikun e gjerë. Por nëse ato nuk asgjësohen si duhet ambientalistët mendojnë se ato sjellin rreziqe për mjedisin dhe kafshët.

“Kur dikush i hedh në rrugë dhe bie shi, dorezat dhe maskat përfundojnë në det”, – shpjegon Anastasia Miliou, biologe dhe drejtore për kërkimet shkencore në Institutin Archipelagos për Konservimin Detar në Greqi.

Madje dhe në Hong Kong, ku plehrat e hedhura në rrugë janë të rralla, maskat mund të përfundojnë në det në mënyra të ndryshme. “Ka njerëz që vrapojnë dhe u bie rastësisht maska, ose ka raste që edhe nëse maskat janë hedhur në plehra, ato janë mjaft të lehta dhe i merr era”.

Dhe sapo maskat arrijnë në det, ato përbëjnë rrezik për jetën e qenieve detare. “Në ujërat e Hong Kongut ka delfinë rozë dhe breshka jeshile”, – thotë Stokes, dhe sipas një studimi të publikuar kohët e fundit sendet prej prej plastike marrin erën e algave dhe të bakterieve, kur ka qëndruar ca kohë në ujë dhe breshkat ose delfinët kujtojnë se janë ushqime dhe i hanë.

Global Ideas | Oceans Asia | Soko Islands
 (OceansAsia)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *