• |
ide | kryesore

Juventus kthehet me vija: fanella e sezonit të ri ka gjurmë madrilene

Sport



Braktisja e vijave sic duket nuk ka qenë një detaj shumë i gjetur në kampin e Juventus dhe tifozët e kanë patur të vështirë të ambjentohen me një uniformë bardhezi, por ku tradita mungonte. E kështu, ndërsa zbulohen gradualisht detajet e fanellës së parë të kampionëve të Italisë për sezonin e ardhshëm, dizenjuar nga Adidas, bie në sy hapi prapa i shoqërisë sa i përket look-ut.

Sigurisht do të kthehen vijat vertikale, që u braktisën për uniformën 2019-2020, por kurioziteti është i gjithi tek detajet në ngjyrë ari mbi shpatulla e në numra. Prapa, në fakt, do të dominojë e bardha, që do të kujtojë shumë stilin e Real Madrid. Fanellat madje mund të bëjnë debutimin e tyre të parakohshëm nëse kampionati do të rifillojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *